Agjencia Zhurnal.mk.

Pak të interesuar për të pasur qasje në hetim

Shkup, 12 shtator – Numri i pacientëve me kancer që duan të kenë qasje në hetimin e Prokurorisë për skandalin në Klinikën e Onkologjisë është shumë i ulët. Ata ngurrojnë të paraqiten por edhe të flasin, ngaqë disa pacientë që kontaktoi TV21, nuk deshën të deklarohen para kamerës e as të shprehin ndonjë qëndrim se përse nuk duan të përcjellin rrjedhën e hetimit. Edhe nga grupi “Fluturat” të cilët e kanë iniciuar këtë kërkesë në Prokurori, shprehen të zhgënjyer që pacientët e Onkologjisë po qëndrojnë pasivë kundrejt kësaj thirrjeje dhe nga postimi i tyre në Facebook.  Deri tani interes kanë shprehur vetëm dy pacientë.

“Është për të ardhur keq që numri i atyre që veprojnë është shumë i vogël, por le të shpresojmë se do të rritet. Të gjithë ata që do të aplikojnë publikisht për këtë post do të dërgohen në PPTh.”- deklaroi Ana Marjanoviq, paciente, grupi Fluturat.   

Të gjithë që duan, mund të paraqiten në një postim që është shpallur në grupin e Facebookut “Cancer Triumpherse”. Kushti i vetëm është që të jenë vetë pacient në Onkologji ose të afërm të pacientëve.

“Bëmë një postim në Cancer Triumphers! Fituesit e kancerit! Për të gjithë ata që duan të regjistrohen vullnetarisht do të përcillen në PPTh, kushti i vetëm që kemi është që të jenë vetë pacientë onkologjikë, ose të kenë dikë të afërm që njeh golgotën në Onkologji.”- tha Ana Marjanoviq, paciente, grupi Fluturat.   

Mbetet e paqartë se si do të përzgjidhen pacientët, meqë nga grupi “Flutura” të gjitha kontaktet e pacientëve i dërgojnë drejtpërdrejt në Prokurori, ndërsa nga Prokuroria thonë se përzgjedhjen duhet ta bëjë vetë grupi.

“Në vetë njoftim thuhet se u lihet propozuesve të përcaktojnë mënyrën e regjistrimit dhe përzgjedhjes së pacientëve, për të garantuar paanshmërinë e përzgjedhjes. Ata duhet të dorëzojnë në Prokurori vetëm listën e të dhënave të kontaktit të personave. Prokuroria Themelore në Shkup pret të marrë të dhënat, pas së cilës personave menjëherë do t’u sigurohet një pasqyrë e rrjedhës aktuale të procedurës.”- thanë nga Prokuroria Themelore Publike.

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy