Agjencia Zhurnal.mk.

Pajisje të reja moderne për deputetët në sallën e Kuvendit

Shkup, 25 maj – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot e prezantoi pajisjen e re të modernizuar të konferencave në sallën plenare, që prej nesër do të vihet në funksion.

Xhaferi informoi se salla është rinovuar komplet, ndërsa siç ishte edhe para pandemisë me Kovid-19, në sallë prej nesër do të mund të marrin pjesë edhe mediat pa kufizime, sipas rregullave të vendosura më parë.

“Ai furnizim publik është bërë vitin e kaluar. Janë kryer të gjitha testimet, të gjitha punët funksionojnë siç duhet dhe pres nesër kthehemi në sallën e re”, tha Xhaferi, duke shtuar se deputetëve iu ishte mundësuar trajnim për shfrytëzim të pajisjes.

Kryetari i Kuvendit konsideron se me pajisjen e re do të kontribuohet për kursim të letrës, duke pasur parasysh se sistemi mundëson që të gjitha materialet të cilat futen në E-Parlament të munden direkt të kërkohen në sistem.

Montimi i pajisjes së re është zbatuar në dhjetor të vitit 2021, ndërsa përgatitja dhe adaptimi i sallës në periudhën nga janari deri në prill të vitit 2022. Prodhues i pajisjes është kompania gjermane “Breler ICS Konefernctehnik”, ndërsa vlera e investimit është 520.000 euro. Pajisje e këtillë përdoret në Qendrën Botërore Konferenciere në Bon, në Shqipëri, Zvicër, Holandë…

Në mesin e përparësive të pajisjes së re dhe parimit plotësisht të kompjuterizuar dhe digjital të funksionimit, modernizimit të punës dhe punës pa letër, prezantimi i agjendës së mbledhjes, kush është folësi aktual, kush është paraqitur për fjalë, replikë, kundërreplikë, ose vërejtje procedurale, votime sipas pikave të rendit të ditës, si dhe adaptim i menysë së gjuhës së deputetit.

Related posts

Propozimi i Mickoskit/ Taravari: Po fokusohemi për zgjedhjet në 8 maj

Xh M

Shala i PDK: Le të ndërtohet tuneli Prizren – Tetovë

Xh M

Nikolloski nga Strumica: Opozita shqiptare të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky