Shkup, 2 korrik – Zgjerimi i Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor është parakusht për një të ardhme stabile, të prosperuar të Evropës. Shtyrja e fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut nuk është e arsyeshme. Jo vetëm kjo, ky është gabim politik dhe moral, me këtë minohet autoriteti i BE-së, theksoi presidenti slloven Borut Pahor në seancën plenare në nivel të lartë sot në ditën e dytë të Forumit të Prespës për dialog “Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon që Evropa të jetë e plotë” që prej dje mbahet në Ohër.
Ai paralajmëroi se si president i Sllovenisë, e cila është kryesuese aktuale me BE-në, por edhe në emër të Qeverisë në Lubjanë, do të bëjë gjithçka për të zhbllokuar procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Aktivitetet në atë drejtim do të fillojnë javën e ardhshme, kur së bashku me kryeministrin dhe ministrin slloven të Punëve të Jashtme do të udhëtojnë në Sofje, në përpjekje për të zhbllokuar procesin e eurointegrimit edhe të Maqedonisë së Veriut edhe të Shqipërisë për të filluar negociata për anëtarësim.
Pahor në fjalimin para pjesëmarrësve theksoi se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është çështje gjeopolitike nga prioriteti më I lartë. Ai u shpreh në nevojën që vetë vendet e rajonit t’I përshpejtojnë aktivitetet reformuese, por përsëriti se vetë zgjerimi është megjithatë çështje me interes jetik të vetë Bashkimit Evropian.
Ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të shihet si një tërësi dhe më mire do të ishte kur Unioni do t’I përfshinte të gjitha shtetet e Ballkanit në strategjinë e tij të zgjerimit.
“Kapaciteti për apsorbimin e BE-së është i mjaftueshëm për zgjerimin e përshpejtuar.
Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, ajo po bëhet gjithnjë e më shumë një çështje kritike për kohën, pasi ngadalësimi i procesit minon besimin e rajonit në BE, i cili nga ana tjetër lë hapësirë për shfaqjen e proceseve nacionaliste dhe retrogradike. Zgjerimi do të heqë idetë e rrezikshme, do të thosha naive për ndryshimet e kufijve në rajon. Një proces i përshpejtuar i integrimit në BE do të forcojë ndjeshëm parimin e integritetit territorial të vendeve dhe sigurinë e rajonit, por edhe të të gjithë Evropës. Nëse zgjerimi ndalet, projekti evropian për një Evropë plotësisht të bashkuar nuk do të përfundojë”, tha Pahor, duke kujtuar me këtë rast edhe rëndësinë e bashkëpunimit intensive me SHBA-në në atë drejtim.
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, nga ana e tij para folësve theksoi se politika më e qartë e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor çon drejt një rënie të euroentuziazmit, e cila nga ana tjetër lë hapësirë për depërtimin e palës së tretë dhe shfaqjen e politikat e këqija në rajon.
Gjukanoviç theksoi se që të shmangen fenomenet negative, është e nevojshme të rritet prania e Evropës në Ballkanin Perëndimor, me një perceptim realist të rëndësisë gjeopolitike të rajonit. Ai vuri në dukje se mesazhet që vijnë nga Uashingtoni pas ndryshimit të qeverisë për rinovimin e euroatlantizmit janë inkurajuese, si dhe reflektimet pozitive nga qendrat e rëndësishme në Evropë.
“Vlerat evropiane nuk janë të rendësishme në Ballkanin Perëndimor, përkundrazi, ajo mbetet prapa sepse ka shmangur prej kohësh anëtarësimin në Evropë.
Kjo është arsyeja pse ne duhet të shtyjmë vazhdimisht procesin e integrimit në Ballkanin Perëndimor së bashku.
Nuk ka dilema apo transferim të përgjegjësisë tek të tjerët.
Duhet të përfundojmë pjesën më të rëndësishme të punës në oborret tona. Duam të përmbushim standardet dhe të jemi anëtarë të plotë të BE, por edhe partnerë të barabartë”, tha presidenti I Malit të Zi.