Agjencia Zhurnal.mk.

Pahor: Nevojitet kompromis i pranueshëm për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë

Shkup, 15 korrik – Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor shpreson se deri më tetor, kur është Sllovenia nikoqire në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mund të arrihet kompromis mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe me këtë do të hapë rrugën për anëtarësimin e vendit në BE.

 

“Theks i veçantë është vendosur në çështjen e kompromisit i cili do të ishte i pranueshëm edhe për Maqedoninë edhe për Bullgarinë”, tha Pahor

Sipas tij, nëse arrihet këtu atëherë është bërë shumë për zgjerimin e BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se do të rritet besimi nda Bashkimit Evropian, i cili ka premtuar se nëse përmbushe kushtet me bllokimin grek, do të nisen bisedimet.

Ai shtoi se është shumë e rëndësishme çështje e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak se ka mundësi që lojtarë tjerë të kyçen në hapësirën e Evropës jugperëndimore.

Related posts

Editorial/ A po tenton Vuçiq që përmes të pagjeturve të luajë rolin e viktimës para ndërkombëtarëve?

Z H

Zaev të martën do të kërkojë t’i vërtetohet dorëheqja nga LSDM

D V

Për ju të sistemit gjyqësorë në Maqedoni të Veriut, ja çfarë nënkupton dygjuhësia në praktikë?

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More