Agjencia Zhurnal.mk.

Pagat e punëtorëve të higjienës komunale, BDI: U rritën si rezultat i rritjes së pagës minimale

Gostivar, 31 gusht – “Numrat nuk gënjejnë. Rritje e pagave për punëtorët e higjienës komunale. 75% rritje”, ky ka qenë postimi i Kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari që ka nxitur reagimin e degës së BDI në Gostivar. Zëdhënsja e Shtabit Zgjedhor të degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, zonj. Arta Bilalli – Zendeli përmes një konference për shtyp ka demantuar kryetarin aktual të komunës së Gostivarit për rritjen e pagave të punëtorëve të higjienës komunale.

 

“Bazuar në qëndrimet publike të Kryetarit aktual të Komunës së Gostivarit, ne, si subjekt serioz politik e pamë të arsyeshme të reagojmë dhe t’i sqarojmë përgënjeshtrojmë qëndrimet propaganduese të tij. Kyetari aktual i Komunës publikisht ka shpërndarë lajmin se ka rritur pagat në Ndërmarrjen Publike Komunale “Komunaleci” për 75% në periudhën 2017-2021. Nuk do mend se rritja e pagave në cilën do ndërmarrje apo institucion është për tu përshëndetur, por duam të ua bëjmë me dije se pagat janë rritur si rezultat i rritjes së pages minimale në nivel shtetëror, nga ana e pushtetit shtetëror, pjesë e të cilit është Bashkimi Demokratik për Integrim”, deklaroi Bialli – Zendeli, e cila sqaroi që në nivel shtetëror paga minimale për periudhën për të cilin propagandohet nga kryetari aktual i komunës është rritur nga 9.000 denarë në 15.194 denarë dhe kjo pa dyshim është reflektuar në ndërmarrjen e përmendur.

“Edhe një here e potencoj se rritja e pagave është veprim i qëlluar por përvetësimi i saj nga kryetari I komunës nuk është i denjë në këtë rast sepse ai vetëm e ka zbatuar ligjin në këtë rast. Rroga minimale është kategori ligjore! Ky përvetësim nuk është i vetmi ndaj do ta shfrytëzoj këtë rast që t’i vë në dukje edhe disa “të arritura” ose “projekte‘, tjera të cilat kryetari aktual i përvetëson si arritje të tij”, tha Bilalli Zendeli, duke radhitur projektet:

Projekti SECO- projekti i ujësjellësit, faza II, të cilin e financojnë Qeveria zvicerane dhe Qeveria gjermane, të fituara si grante në vitin 2016, respektivisht kur me komunën e Gostivarit qeveriste kryetari nga rrathët e BDI;
4 çerdhet e finansuara nga UNICEF dhe Ambasada e Gjermanisë të cilat i gjeti të gatshme të ndërtuara qysh nga viti 2017.

Rrugët në Patalishtë dhë Tërnovë të financuara nga Banka Botërore në formë të grantit në vitin 2017;
Zgjerimin e rrugës Llakavicë – Sërmnovë. Projekt ky i fituar në vitin 2017 dhe i financuar nga Byroja për zhvillim rajonal (tani më Agjencioni për zhvillim rajonal), kur me komunën qeveriste kryetari nga BDI;
Rrjetin lokal të senzorëve për ndjekjen automatike të cilësisë së ajrit, i cili rrjet është investim i Ministrisë për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor, respektivisht pushtetit qendror, Ministri kjo e cila edhe udhëhiqet nga kuadër i BDI.

“Përveç këtyre janë edhe shumë projekte të tjera të cilat janë investime të pushtetit qendror apo të fituara para vitit 2017, të cilat promovohen si të arritura të qeverisjes aktuale lokale, gjë e cila lë shumë për të dëshiruar në drejtim të korrektësisë dhe transparencës. Punët e kryera në shërbim të qytetarëve janë të mirëseardhura dhe të nevojshme, por përvetësimi i tyre dhe manipulimi me to, vërtetë nuk janë karakteristikë e politikave publike të shekullit XXI”, përfundoi zëdhënsja e Shtabit Zgjedhor të degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, zonj. Arta Bilalli – Zendeli.

Related posts

Krijohen hapësira të reja parkingu në Çair

Z H

Asani: Ndërgjegjësimi i qytetarëve për rreziqet e keqpërdorimit të armëve të zjarrit

D V

KSHZ: Ja sa qytetarë kanë kontrolluar të dhënat në Listën e Zgjedhësve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More