Agjencia Zhurnal.mk.

Paga mesatare neto në korrik 31.812 denarë

Paga mesatare neto e paguar për të punësuar në korrik të këtij viti është 31.812 denarë dhe është 11.5 për qind më e lartë se paga mesatare në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

 

Rritje e këtillë ka ardhur si rezultat, para së gjithash, në rritjen e pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor (17.8 për qind), Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike (17.5 për qind) dhe Arte, argëtim dhe rekreacion (16.3 për qind).

Sipas të dhënave të ESHS-së, ulje e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave (4.3 për qind), Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (3.9 për qind) dhe Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (3.9 për qind).

Në korrik të këtij viti, paga mesatare mujore bruto e paguar për të punësuar ka qenë 47.590 denarë.

Related posts

LOE: Masat e reja për mbrojtje nga KOVID janë të pazbatueshme, ato duhet të specifikohen

Z.H

Besimi: Rezervat e mallrave janë stabile

Z.H

30 vreshtarë nga rajoni i Negotinës raportuan dëme nga stuhia

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More