Agjencia Zhurnal.mk.

Padi penale për dy persona për ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit

Shkup, 27 tetor – Departamenti i Punëve të Brendshme Radovish, në Prokurorinë Publike Themelore Radovish, shtroi padi penale kundër Sh.Sh. (35) nga Radovishi si edhe një personi tjetër për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepër penale “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit” sipas nenit 162 të Kodit Penal.

 

“Më 16.10.2021, nëpunësit policorë të Departamentit të Punëve të Brendshme Radovish në oborrin e Sh.Sh. në Radovish kanë gjetur një tub me gjatësi prej 300 metrash, i cili i është dhënë si dhuratë lidhur me zgjedhjet dhe votimin. Pas masave të ndërmarra është përcaktuar se para njëzetë ditëve një person i ka premtuar se do të organizojë makinë pune për gropim dhe do të sjellë tub për ujësjellës në rrugën e tij, ndërsa si kthim Sh.Sh. është dashur të organizojë një grup banorësh të cilët në zgjedhje më 17.10.2021 është dashur të votojnë për një parti politike”, kumtoi sot MPB.

Related posts

Filloi rregullimi i bregut të lumit Shkumbin me mjete nga programi TAV

N E

Nga Kumanova në Strugë, BESA fuqishëm konsolidon strukturat

Z H

Stevo Pendarovski: Imunizimi është një faktor kyç në tejkalimin e krizës

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More