Agjencia Zhurnal.mk.

Padi penale kundër 32 vjeçarit nga Studeniçani, i punësuar në Drejtorinë e Librave Amë

Shkup, 19 prill – SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër O.I (32 vjeç) nga Studeniçani, i punësuar si referent në Drejtorinë e Librave Amë, përshkak dyshimeve për vepër të kryer penale keqpërdorim të të dhënave personale, nga neni 149, paragrafi 1, si dhe D.K (28) nga Shkupi, gjithashtu i dyshuar për keqpërdorim të të dhëanve personale, transmeton Zhurnal.

I denoncuari i parë O.I, gjatë prillit të vitit të kaluar, pa kërkesë të dorëzuar dhe pa leje të së ëmës, si përfaqësues ligjor të një personi të mitur, me nënshkrimin e tij dhe vulën e drejtorisë, ka vërtetuar çertifikatë të lindjes dhe të njejtën i’a ka dhënë të denoncuarit të dytë, i cili ka qenë person i pa autorizuar të posedojë një dokument të tillë.

I denoncuari i dytë, çertifikatën e ka shfrytëzuar në dy raste. Para Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Librave Amë dhe në padinë e dorëzuar nga ana e tij para gjyqit kundër së ëmës së dëmtuar./Zhurnal.mk

Related posts

Ja kush udhëheq në Qytetin e Shkupit

D V

3 viktima, 195 raste të reja dhe 207 të shëruar nga Covid

Z.H

Fillon paraqitja për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupe të ndryshme

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More