Agjencia Zhurnal.mk.

Padi kundër 39 vjeçarit nga Kumanova, sulmoi seksualisht vajzën e tij 14 vjeçare

Shkup, 9 korrik – Prokuroria Themelore Publike Kumanovë solli Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një kumanovari 39-të vjeçar, për shkak të ekzistimit të dyshimit se i ka bërë veprat penale – Sulm gjinor ndaj një fëmije ende pa i mbushur 14 vjet nga neni 188 paragrafi 1 në lidhje me nenin 45 paragrafi 1 dhe Prodhimtari dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve nga neni 193 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 në lidhje me paragrafin 45 paragrafi 1 i Kodit Penal.

 

Siç kumtoi Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i dyshuari në shtëpinë e tij në Kumanovë, disa herë në periudhën kohore nga maji deri në qershor të vitit 2021, ka kryer sulm gjinor mbi një fëmijë, vajzën e tij. Me ç’rast i ka incizuar vperimet me celular, i ka shpërndarë videot përmes rrjetit social dhe i ka bërë të qasshme për disa persona.

Në drejtim të zhvillimit të pandërprerë të procedurës penale, ndërsa për shkak të rrezikut nga arratisja dhe përsëritja e veprës penale, prokurori publik deri te Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Kumanovë dorëzoi Propozim për përcaktim të masës së paraburgimit për të dyshuarin. Propozimi i prokurorisë është pranuar dhe me Vendim të Gjykatës, personit të dyshuar i është caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve, citohet në kumtesë

Related posts

Rrokulliset një kamion në rrugë Kërçovë – Ohër afër aeroportit

D V

Policia i gjen tetë fletëvotime të fotokopjuara një të dyshuari në Gjakovë

D V

Rrahje në Prishtinë, arrestohet një person

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More