Agjencia Zhurnal.mk.

Pacolli thotë se delegacioni që vjen nesër për njohje është afrikan

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se nesër Kosovën do ta vizitojë një delegacion i një shteti afrikan, i cili do të diskutojë rreth njohjes së shtetësisë së Kosovës.

Pacolli, në T7, tha se uron që dikush nga krerët e lartë shtetëror t’i presë këta zyrtarë.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, të dielën, deklaroi se i kishte shkruar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth mundësisë së kësaj njohjeje.

“Në WhatsApp, më datën 18/12, ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, pēr të kryer formalitetin e njohjes dhe të diskutojnë për vizitën tuaj eventuale në këtë shtet. Gjithçka është e rregulluar, zotëri kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj”.

Related posts

Policët e EULEX-it nisin patrullimet në këmbë në Veri të Kosovës

Xh M

RTK bëhet me drejtor të ri

Xh M

Vdes në QKUK një burrë që u aksidentua para dy muajve në Klinë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More