Agjencia Zhurnal.mk.

Pacientët me sëmundje të rralla, Shoqata: Mungesë e madhe e terapive

Shkup, 24 shkurt – Pacientët me sëmundje të rralla vazhdimisht ballafaqohen me mungesën e terapive të nevojshme, diagnosifikimin e hershëm të sëmundjeve dhe me sfida tjera të cilat ua vështirësojnë jetën normale. Një ndër arsyet për vonesën e terapive është problemi që i shkakton procedura e tenderëve, si dhe mungesa e sasive të terapive për sëmundjet e këtyre personave, thonë nga shoqata “Jetë me sfida”. Situata bëhet edhe më e rëndë me faktin se për 6,000 sëmundje të rralla vetëm për 300 të tilla sigurohen terapi. Në mungesë të terapive disa pacientë përfundojnë edhe me vdekje.

“Këtë vit, këtë javë doli më në fund tenderi. Për fat të keq në të shohim se disa sasi nuk janë të mjaftueshme për një vit. Për disa pacientë shihet se sasia është e mjaftueshme vetëm për nëntë muaj, për çka vlerësojmë se duhet të bëhet korrigjim dhe se ky tender duhet të jetë adekuat për të gjithë pacientët. Duhet t’i kenë sasitë e nevojshme dhe të mos frikësohen e as stresohen për ditë nëse do të kenë terapi, nëse do t’ju vonohet apo nëse do të mbeten disa muaj pa atë që ua lehtëson jetën.”, – deklaroi kryetarja e Shoqatës “Jetë me sfida”, Vesna Aleksoska.

Mjekët amë: Na duhen shtim ingerencash

Për t’ju ardhur në ndihmë personave në fjalë, nga shoqata e mjekësisë së përgjithshme kërkojnë t’u lejohen më tepër ingerenca në punën profesionale të tyre. Për ta sensibilizuar dhe përmirësuar situatën me personat me sëmundje të rralla, shoqata që mbron këta qytetarë bashkë me shoqatën e mjekësisë familjare do të zhvillojnë një fushatë humane, duke filluar nga Shkupi për të përfunduar në shumë qytete të vendit.

“Mjekëve amë përfundimisht duhet t’u zgjidhen duart dhe të marrin më shumë ingerenca, në mënyrë që pacientët me sëmundje të rralla t’i udhëheqin, t’i zbulojnë dhe t’u bëjnë skrining, për arsye se siç e dimë jemi të kufizuar me analiza laboratorike në shëndetësinë primare, të cilat mund t’i kryejmë dhe mund të bëjmë edhe më shumë për interesin e personave me sëmundje të rralla.”, – theksoi Dragan Gjorgjievski nga Shoqata e Mjekëve të Mjekësisë Familjare.

Probleme shtesë për personat me sëmundje të rralla paraqiten tek ata persona që nuk jetojnë në Shkup dhe duhet të vijnë nga qytetet e tjera për të kryer nevojat shëndetësore. Ata kërkojnë që të trajtohen dhe kontrollohen në vendet amë.

Related posts

Veteranët e UÇK-së porosi Grubit: Nuk lejojmë shkeljen e flamurit kombëtar! (VIDEO)

Redaksia

Kovaçevski: Gabuam me disa parti shqiptare

Redaksia

Toshkovski garanton proces të rregullt zgjedhor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky