Agjencia Zhurnal.mk.

Pa energji elektrike një pjesë e komunave të Aerodromit dhe Sarajit

Shkup, 6 korrik – Disa pjesë të komunave Saraj dhe Aerodrom në periudha të ndryshme të ditës do të mbesin pa energji elektrike.

Siç informon QRMK Shkup, nga ora 09:00 deri në 11:00 energji elektrike nuk do të kenë shfrytëzuesit e një pjese të QT Skopjanka dhe ndërtesat midis bulevardeve “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe “Jane Sandanski”, ndërsa nga ora 09:00 deri në 14,00 shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Arh. Sotir Tomovski”, një pjesë e rrugës “Mite Bogoevski” dhe një pjesë e rrugës “Zhorzh Bize” në Aerodrom.

Nga ora 08:30 deri në 15:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e fshatit Krushopek, në komunën e Sarajit, nga ora 08:30 deri në 11:00 shfrytëzuesit e rrugës “Dimitar Blagoev” dhe “Gjorgji Andreeviq Kun”, ndërsa nga ora 12:00 deri në 14:00 shfrytëzuesit e bulevardit “Serbia” – firma “MIKRO ASU”, “EUROPAP SHPK”, dhe “KASA LOKS SHPK”, në komunën e Aerodromit.

Related posts

Kush e ka radhën për në “listën e zezë” amerikane?

I Z

Lloga nënshkroi kërkesën për ekstradim të Ljupço Palevskit

D V

Komuna Qendër hapi Zyrën e parë të Energjisë në vend

D V