Agjencia Zhurnal.mk.

“Pa emocione dhe pa eufori”! Ahmeti tregon se çfarë po bën BDI pas paralajmërimeve për shumicë të re

Shkup, 5 nëntor – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në facebook është prononcuar lidhur me formimin e shumicës së re parlamentare, përcjell Zhurnal.mk.

 

“Gjendjen e krijuar me dorëheqjen e Kryeministrit jemi duke e menaxhuar nëpërmjet të kontaktit intenziv më të gjitha palët, me përjashtim të atyre që e mohojnë Marrëveshjen e Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, NATO-në, BE-në, Republikën e Kosovës dhe gjuhën shqipe.

Gjithashtu, për zhvillimet aktuale jam në kontakt dhe në koordinim me partnerët tanë strategjik, Shetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe Bashkimin Europian.

Nuk do të veprojmë as me emocione e as në eufori.

Kam shumë telefonata, porosi dhe përkrahje nga të gjitha anët, ju faleminderit dhe në pamundësi të ju përgjigjem të gjithëve, ju them që bashkë do t’ia dalim.

Për të gjitha zhvillimet do të njoftoheni paraprakisht.

Bashkë përgjithmonë dhe në çdo përballje”, ka shkruar Ahmeti.

Related posts

Ka nisur takimi i fundit me SASHK dhe MASH

Xh M

Kovaçevski-Edshtadler: Tani është koha e përkryer për fillimin e negociatave inkuadruse për Maqedoninë e Veriut

Xh M

Kërkesa e SASHK-ut është joreale, thotë kryetari i LSM-së

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More