Agjencia Zhurnal.mk.

Pa dallim nëse jeni i vaksinuar apo jo, për të hyrë në Greqi ju duhet pcr test negativ

Athinë, 16 dhjetor – Vendimi për vendosje të testit të detyrueshëm PCR për të udhëtuar në Greqi nga të gjitha vendet dhe për të gjithë udhëtarët pa dallim nëse janë të vaksinuar apo jo, është masë e jashtëzakonshme dhe e përkohshme për periudhën festive me qëllim që të parandalohet përhapja e llojit omikron të Kovid-19 rreth festave, sqaroi sot zëdhënësi i Qeverisë greke, Janis Ikonomu, duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina, duke sqaruar se testi duhet të bëhet 72 orë para udhëtimit.

 

Masa, siç kumtoi dje MIA, hyn në fuqi të dielën më 19 dhjetor në orën 6:00 të mëngjesit, ndërkaq edhe pse nga Ministria greke e Shëndetësisë ishte kumtuar se testi duhet të jetë 48 orë megjithatë, është bërë ndryshim dhe është i obligueshëm 72 orë para udhëtimit.

Duke pasur parasysh atë se masa ka të bëjë me të gjitha vendet, vlen edhe për turistët nga Maqedonia e Veriut.

Në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, Ikonomu theksoi se “ata të cilët vijnë në vend nga jashtë në çfarëdo lloj mënyre, me aeroplan ose me automjete përmes kufijve tokësorë, madje edhe pot ë jenë të vaksinuar, do të duhet të kenë test PCR jo më të vjetër se 72 orë”.

“Kjo është masë e jashtëzakonshme për periudhën festive, me filozofi absolutisht konkrete. Aq sa mund të kontrollojmë dhe ta ngadalësojmë përhapjen më të madhe të llojit omikron, me qëllim që të fitojmë kohë për rritje të mbulimit imunologjik me dozën buster. Duke pasur parasysh atë që kjo periudhë do të ketë lëvizje ose nga bashkëqytetarët tanë të cilët do të kthehen në vend për festa ose nga qytetarët të cilët do të shkojnë jashtë vendit dhe do të kthehen, është e domosdoshme masa që, siç e dini, e zbatojnë edhe vendet e tjera evropiane, ndërsa karakteri do të jetë i përkohshëm. Lidhur me periudhën kohore nuk do të doja prej tani të obligohen me datën e saktë të kohëzgjatjes, por në përgjithësi është për këtë periudhë rreth festave”, tha Ikonomu duke u përgjigjur në pyetjen e MIA-s.

Përjashtim ekziston për të gjithë udhëtarët të cilët në vendet prej të cilave vijnë kanë qëndruar më pak se 48 orë.

Hollësi rreth masës konkrete, siç është praktikë në Greqi, do të ketë në vendimin ministror që plotësishsht do të publikohet në Gazetë zyrtare.

Related posts

Emigrantë nga Siria dhe Somalia janë gjetur në një automjet në rrugën Negotinë-Veles

Redaksia

Zaev me mesazh për olimpistët: Në arenat sportive të gjithë janë me mundësi të barabarta për ta arritur më të mirën

R Zh

Pendarovski në takim me përfaqësuesen e Unionit të gazetarëve frankfonë Zara Nazarian

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More