Agjencia Zhurnal.mk.

Ozdemir: Gjermania dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë në BE

Shkup, 3 tetor – Nëse Maqedonia e Veriut bëhet anëtare e BE-së, gjithçka do të jetë ndryshe, edhe në lidhje me çmimet edhe në lidhje me sektorin agrar. Do të ketë qasje në tregjet e përbashkëta dhe do të ketë më shumë mundësi, vlerësoi sot ministri federal gjerman i Bujqësisë dhe Ushqimit, Xhem Ozdemir. 

Siç theksoi Ozdemir, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas takimit me nikoqirin e tij, ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, rritja e inflacionit nuk ka lidhje me politikën e brendshme të çdo vendi, por është rezultat, para së gjithash, i luftës në Ukrainë e cila shkaktoi rritjen e shpenzimeve dhe shtrejtimin e energjisë. 

Ai përsëriti se Gjermania ka përcaktim të qartë dhe dëshiron sa më shpejtë që është e mundur Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme e BE-së. 

“Për Republikën Federale të Gjermanisë, është e qartë se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE dhe dëshiroj që në kuadër të kompetencës sime si ministër i Ushqimit dhe Bujqësisë, të shpreh respektin tim për përpjekjet e bëra nga Qeveria juaj dhe vendin tuaj në rrugën e deritanishme. Duhet të them se kjo rrugë nuk është e thjeshtë, nuk është as e shkurtër në raport me luftën që po ndodh tani në Evropë. Lufta është rikthyer sërish në Evropë, kemi agresionin e Putinit kundër Ukrainës dhe e gjithë kjo tregon se bashkëpunimi mes shteteve është shumë i rëndësishëm dhe diktaturat nuk duan që të ekzistojë ai lloj bashkëpunimi. RF e Gjermanisë me të vërtetë mbështet procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’ju mbështetur në rrugën tuaj drejt anëtarësimit të plotë në BE”, thekson ministri gjerman.

Në lidhje me inflacionin, ka rënie në Gjermani, tha, por shkalla ende është e lartë dhe nuk është kthyer në situatën siç ishte para luftës në Ukrainë. 

“E gjithë kjo lidhet me agresionin rus kundër Ukrainës. Ajo çoi në rritje të shpenzimeve, u shtrenjtua energjia dhe e gjithë kjo ndikoi edhe në inflacion. Pra, nuk është diçka që lidhet me politikën e brendshme, por, ndër të tjera, me luftën në Ukrainë. Është me interes të përbashkët që kjo luftë të përfundojë dhe jo vetëm që Ukraina të jetë në gjendje të kthejë një pjesë të integritetit të saj territorial, kjo nuk është e mirë vetëm për popullin e Ukrainës, por me shpresën se e gjithë kjo do të ndikojë në inflacion dhe të mundësohet ulja, dmth stabiliteti i çmimeve. Për sa i përket çmimit dhe asaj që thoni ju, do të ishte shumë ndryshe nëse vendi do të kishte qasje dhe do të ishte pjesë e tregjeve të përbashkëta të BE-së dhe do të ishte shumë ndryshe nëse vendi do të bëhej anëtar i plotë i BE-së, atëherë do të ishte shumë më mirë edhe për bujqësinë, do të kishte qasje në ato tregje dhe do të kishte më shumë mundësi, por sigurisht që ka aktorë që vërtet nuk e duan këtë dhe që mendojnë se nuk është në interesin e tyre ashtu si Rusia – nuk do të doja që vendi të shkojë në këtë rrugë, në drejtim të BE-së. Ndërsa RF e Gjermanisë ka një vendosmëri të qartë dhe dëshiron që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotë e BE-së sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha Ozdemir.

Ai dhe homologu i tij në Maqedoninë e Veriut, Nikollovski kishin takim dypalësh, pas të cilit shkuan në Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit (FSHBU) ku duhet të flasin në orën e parë akademike. Është planifikuar që dy ministrat të marrin pjesë edhe në takimin e dekanëve dhe prodekanëve të Asociacionit të Fakulteteve për Shkenca Bujqësore nga Evropa Juglindore që do të mbahet në FSHBU.

Related posts

Pagesa e kontributeve shumë e lartë, duhet të ketë tolerancë për gazetarët!

I.A

Taravari me propozim: Zgjedhja e presidentit të bëhet nga Kuvendi (VIDEO)

Redaksia

Në Gjykatën Penale gjykim për lëndën “Thesari”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy