Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: Vendit nuk i nevojiten zgjedhje të parakohshme

Shkup, 2 nëntor – Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, njëkohësisht edhe zëdhënës i BDI-së, për emisionin “Tregim real” (Real Story) të Njuz 24 e prezantoi qëndrimin e BDI-së për sfidat e fundit pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.

 

Osmani foli për zgjedhjet e mbajtura lokale, me ç’rast përkujtoi se BDI-ja në llogarinë e saj, siç tha, ka 10 komuna dhe rritje prej 20 për qind të trupit votues, në krahasim me zgjedhjet paraprake.

“Kemi vënë re rritje të mbështetjes. Nëse do të kishte zgjedhje parlamentare do të kishim 18 deputetë. BDI u rikonfirmua si partia më e rëndësishme dhe më e madhe ndër shqiptarët. Në anën tjetër ka pasur koalicione të paqëndrueshme, VMRO-Aleancë, të përkohshme, momentale, të cilat kanë synuar ta mposhtin BDI-në, por qytetarët janë përcaktuar qartë për BDI-në”, tha Osmani.

Lidhur me deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev se hidhen para të huaja në fushatë, Osmani tha se nuk mund të sqarojë se çfarë ka dashur të tregojë Zaev, por përsëriti se qytetarët e kanë konfirmuar BDI-në si forcë të madhe.

“Besoj se bioemtri për peshën matet në rrethin e parë, ndërsa në rrethin e dytë ka pazare midis partive”, tha ai.

Sipas tij, BDI-ja sërish e ka përsëritur pozitën e tij të parë.

“Në Tetovë e fituam rrethin e parë për këshill të komunës dhe atje kemi një mandat më shumë sesa që kishim, ndërsa në rrethin e dytë bëhen koalicione, por megjithatë BDI-ja doli me 10 komuna të fituara, presim edhe një komunë dhe besoj se do të kemi 11 fitore. BDI-ja edhe njëherë u konfirmua si partia më e rëndësishme dhe më e madhe”, theksoi ai.

Osmani theksoi se shtetit nuk i duhen zgjedhje të parakohshme, sepse vendi do të hyjë në krizë politike, duke premtuar se BDI-ja dhe ai si ministër i parë shqiptar i Punëve të Jashtme, do të vazhdojnë ta mbajnë kursin euroatlantik, i cili është me rëndësi vitale jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin.

Related posts

Katër lista të pavarura të kandidatëve në zgjedhje, afati për mbledhje të nënshkrimeve deri më 30 gusht

Z H

Ziadin Sela: Ligji për shtetësi do të miratohet, realizohet edhe një e drejtë e mohuar e shqiptarëve

R Zh

Drejtoresha e Klinikës Infektive: Besojë se spitalet modulare janë të sigurta

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More