Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani- Tras: Ballkani Perëndimor mbetet prioritet për Mbretërinë e Bashkuar

Londër, 13 dhjetor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani gjatë qëndrimit në Londër u takua me Sekretaren e Shtetit për Punë të Jashtme, Komonueltit dhe Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Liz Tras. Dy ministrat diskutuan për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, por pjesa më e madhe e bisedës iu kushtua sfidave rajonale dhe perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

 

Siç theksohet në kumtesën e MPJ-së, në takim është konstatuar se rrjedha e zbatimit të Marrëveshjes për Partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar është komponent shumë i rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme. U fol edhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm të suksesshëm në fushën e mbrojtjes, teksa jashtëzakonisht e rëndësishme është mbështetja afatgjate e Britanisë së Madhe në forcimin e kapaciteteve ushtarake të vendit tonë dhe sigurisht bashkëpunimin në NATO, si një tjetër hallkë lidhje mes dy vendeve edhe në të ardhmen.

“Bashkëbiseduesit arritën në përfundimin se Ballkani Perëndimor luan një rol të rëndësishëm për stabilitetin dhe përparimin e përgjithshëm të Evropës dhe integrimi i rajonit në Bashkimin Evropian është një interes i ndërsjellë gjeostrategjik nga pikëpamja politike, e sigurisë dhe ajo ekonomike. Bashkëbiseduesit konstatuan se në rajon është e domosdoshme të intensifikohet angazhimi dhe prania e Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, gjë që do të kontribuonte në arritjen e qëllimit të përbashkët – një rajon stabil dhe prosperues. Perspektiva evropiane dhe euroatlantike mbeten forca kryesore lëvizëse për transformimin e të gjitha vendeve të rajonit në shoqëri të zhvilluara demokratikisht dhe ekonomikisht dhe në këtë drejtim hapja e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian do të ndikojë pozitivisht për stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë të të gjithë kontinentit”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Në margjinat e takimit ministror në Londër, Osmani u takua edhe me Stjuart Piç, Përfaqësues Special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor; Miroslav Lajçak, Përfaqësues Special i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Gabriel Eskobar, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësues Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor; por edhe me Ministren e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Biserka Turkoviq. Ministri Osmani u takua edhe me Ministren për Evropën dhe SHBA-në të Mbretërisë së Bashkuar, Uendy Morton, si dhe me të Dërguarin Special të Kryeministrit, Boris Xhonson për Tregti me Ballkanin Perëndimor, Martin Vikers, ku u diskutua për potenciale të reja biznesore, për investime të reja të huaja, por edhe mundësi për zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese biznesore në vend.

Related posts

Taravari: Nuk kam ikur, shkoj në Turqi i ftuar nga biznesi shqiptaro-turk

D V

Demiri: Rritja e vdekshmërisë nga coronavirus është për shkak të mungesës së një ilaçi specifik

D V

Dauti: Të zezat që ia ka bërë BDI popullit shqiptar, nuk ia mbulon asnjë ngjyrë e aq më pak ngjyra e gjelbër

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More