Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: Tani është koha që ti bindim shtetet tjera të mirarojnë një rezulutë të ngjajshme edhe për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi në Kuvendin e Kosovës u miratuar Rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, shkruan Insajderi.

 

Osmani ka thënë së tashmë është koha që të kemi angazhim të përbashkët që të binden shtetet në përkrahje të Kosovës që të miratojnë rezoluta të ngjashme.

Ajo më tej, ka deklaruar se me miratimin e kësaj Rezolute, Kuvendi ka zyrtarizuar qëndrimin e institucioneve dhe të qytetarëve karshi gjenocidit serb ndaj boshnjakëve në Srebrenicë.

“Duke thënë të vërtetën, ne ndihmojmë në shërimin e plagëve të thella të luftës. E krimet e kryera nga regjimi i atëhershëm serb duhet të quhen me emrin e tyre të vërtetë: gjenocid”, ka deklaruar ajo.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.Të pranishëm në sallë ishin 89 deputetë, ku të gjithë votuan pro miratim të rezolutës.

Related posts

Shoqëria civile i kërkon SHBA-së të shqyrtojë thirrjen e Kosovës në Samitin për Demokraci

D V

LVV demanton Ruzhdi Shehun: Nuk ka asnjë marrëveshje me LDK-në në Junik

D V

Helmimi i 1500 qytetarëve në Deçan/ Arrestohet zyrtari i pyjeve

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More