Agjencia Zhurnal.mk.

​Osmani takon kryeministrin e Libanit, në fokus zhvillimet e fundit në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati.

Në komunikatën për media thuhet se në këtë takim, Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për  formalizmin e marrëdhënieve diplomatike.“Presidentja Osmani e ka njoftuar kryeministrin Mikati edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë”, thuhet po aty.

Bëhet e ditur se ata kanë diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit  në fushat e interesit të përbashkët.“Në takim me kryeministrin Mikati, presidentja Osmani foli edhe për organizimin e edicionit të dytë të Forumit global të Grave, Paqes dhe Sigurisë që mbahet më 23 tetor të këtij viti dhe i bëri ftesë për pjesëmarrje atij dhe zyrtarëve të tjerë libanezë”, thuhet në fund të komunikatës.

Related posts

Britania stërvvit FSK-në, paniku kaplon Beogradin

I Z

Stano për shpërthimin në veri: Jemi të shqetësuar që nuk ka de-përshkallëzim të tensioneve

D V

Në cilat vende Kosova eksporton më së shumti, e nga kush importojmë?

D V
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!