Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani takon Grupin Avokues për Mbrojtjen e Grave, flasin për mbrojtjen e viktimave të dhunës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Grupin Avokues për Mbrojtjen e Grave, grup jo-formal i përbërë nga 12 organizata jo-qeveritare, ku përfshihen organizata nga grupe të cenueshme, strehimoret në Kosovë si dhe organizata të cilat kanë për qëllim angazhimin në promovimin e të drejtave të njeriut dhe parandalimin e dhunës në familje.

Osmani është njoftuar nga afër lidhur me sfidat të cilat po përballen gratë në Kosovë, dhe nevojën e vazhdueshme për plotësimin e vazhdueshëm të kornizës ligjore e cila garanton mbrojtje për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës mbi baza gjinore.

Në këtë kontekst, Osmani është shprehur e hapur për bashkëpunim të mëtejmë dhe koordinim të ngushtë me organizatat në këtë drejtim dhe në fusha të tjera të cilat garantojnë mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të grave në vend.

Related posts

Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë

D V

Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend

D V

Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky