Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani takoi presidentin e Letonisë, Egils Levits

residentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve në New York, ka takuar homologun e saj të Letonisë, Egils Levits, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, situatën aktuale në Kosovë, rajon e më gjerë dhe pasojat e zhvillimeve të fundit në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

 

Presidentja Osmani ka falënderuar presidentin Levits për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës, në veçanti në funksion të konsolidimit ndërkombëtar.

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani theksoi se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është domosdoshmëri për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të Kosovës pa dallim përkatësie.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në luftën e paprovokuar të Putinit kundër Ukrainës dhe pasojat e tyre në raport me paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian. Presidentja Osmani nënvizoi se Kosova është tërësisht në linjë me qëndrimet e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, NATO-s dhe BE-së kundër luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Presidentja Osmani dhe homologu Levits diskutuan edhe për thellimin e raporteve bilaterale dhe ngritjes së tyre në nivel të partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike dhe digjitalizimit.

Related posts

Lajçak 3 ditë vizitë në Kosovë, do të shkojë dhe në veri

Xh M

Situata në Ukrainë: Kurti iu bën thirrje NATO-s dhe BE-së për vigjilencë dhe maturi në Ballkan

D V

Kurti: Së shpejti do të propozojmë nivelin e pagës minimale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More