Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani takoi kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve gjatë vizitës në New York ka takuar kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e dhënë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

 

Sipas Presidentes Osmani, qëllimi strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në komunitetin euroatlantik dhe se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetin e rajonit.

Më tej, Presidentja Osmani e njoftoi kryeministrin Espot se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ndaj kërkoi mbështetjen e Andorrës.

Në takim u diskutua edhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale si dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim në fusha të interesit reciprok.

Related posts

Përmes protestës kërkohet nga MSh sigurimi i terapisë për fibrozë cistike

D V

Alarm për bombë, policia rrethon Rektoratin e UP-së

Xh M

Ramush Haradinaj mban sot konferencë, s’dihet arsyeja

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More