Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani takoi homologun estonez, Reinsallu

Shkup, 19 shtator – Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 77-të të Kombeve të Bashkuara, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim me kolegun e tij nga Republika e Estonisë, Urmas Reinsallu.

 

Në dritën e ndryshimeve në sigurinë evropiane dhe pasojave të shkaktuara nga agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për thellimin e alenacës në kuadër të NATO-s dhe forcimin e krahut lindor të Aleancës, kumtoi MPJ-ja.

Njëherazi, Ministri Osmani e informoi shkurtimisht homologun e tij për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe hapat e ardhshëm, duke apostrofuar gatishmërinë e lartë të vendit për proces të suksesshëm dhe të shpejtë negociues.

“Në takim u shpreh kënaqësi nga tredi dinamik i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe u rikunfiruan zotimet që në periudhën e ardhshme të vazhdojë zhvillimi i bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të përbashkët. Ministri Osmani e theksoi rëndësinë dhe nevojën për shfrytëzimin e përvojës së Estonisë, veçanërisht në sferën e digjitalizimit për shoqërinë tonë”, theksohet në kumtesën e MPJ-së.

Related posts

Ulet çmimi i dizelit, i benzinës nuk ndryshon

Z.H

Bozovca dhe Veshalla këtë vit pa asnjë nxënës të klasës së parë

Xh M

Xhaferit i ka arritur kërkesa për tërheqjen e nënshkrimeve nga 17 deputetë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More