Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: Punohet në identifikimin dhe transferimin më të shpejtë të viktimave në Shkup

Shkup, 24 nëntor – Të lënduarit në aksidentin e autobusit sipas informacioneve të mjekëve janë në gjendje të mirë shëndetësore. Kanë përfunduar një pjesë e operacioneve, ndërsa një pjesë do të përfundojnë sot, deklaroi për MIA-n ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani para spitalit “Pirogov” në Sofje.

 

Osmani tha se vjen në spital për t’i vizituar dhe të komunikojë me të lënduarit, si dhe ta lehtësojë komunikimin me familjet dhe institucionet në Bullgari, që të mund të përshpejtohet procesi i identifikimit të viktimave.

I pyetur lidhur me hetimin, ai theksoi se ai ka filluar nga institucionet në Bullgari.

“Mendoj se institucionet në Bullgari e kanë filluar. Këtu janë edhe ekspertët tanë dhe nëse duhet të ndihmojnë, këtu janë edhe ekspertët e mjekësisë ligjore. Presim të përfshihen në procesin e identifikimit. Është me rëndësi që familjet të informohen në kohë dhe sa më shpejt të përfundojë ky proces që të munden trupat e pajetë të viktimave t’i transferojmë në Shkup”, tha Osmani.

Lidhur me këtë se çfarë mund të bëhet në planin diplomatik, Osmani tha se tashmë dy diplomatë me përvojë-konsuj janë dërguar në Ambasadë që të mund t’u ndihmojnë njerëzve.

“Sot do të jem këtu edhe unë, ndërsa me siguri edhe nesër që të lehtësohet koordinimi dhe komunikimi. Është shumë me rëndësi të përfundojë në kohë dhe njerëzit të informohen”, theksoi Osmani.

Ai konfirmoi se kanë ndihmë nga autoritetet bullgare dhe janë në komunikim të vazhdueshëm.

“Po, absolutisht që dje vendosëm koordinim të qartë mes institucioneve, tërë kohën jemi në komunikim dhe presim kështu të vazhdojë edhe më tej”, tha shefi i diplomacisë Bujar Osmani.

Related posts

Eksplodimi në spitalin e Tetovës, Kurti: Jemi të gjithë me shpirt e zemër pranë Tetovës

D V

Digjet një shtëpi e braktisur në Qendër të Shkupit (Video)

D V

Presidenti Pendarovski u ndau certifikata pjesëmarrësve të Shkollës së parë për politika

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More