Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani priti të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, flasin për bashkëpunimin e dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur sot të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviq.

 

Në takim, presidentja Osmani potencoi se dy vendet tona kanë raporte të mira fqinjësore, të cilat mund të avancohen edhe më tej, për të mirën e qytetarëve të të dyja vendeve.

“Po ashtu, ajo vuri në pah edhe afrinë që qytetarët e Kosovës e kanë me Malin e Zi, sa për shkak të lidhjeve familjare, po aq edhe për traditën e kalimit të pushimeve verore në Ulqin dhe në bregdetin malazez. Në këtë takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në rajon dhe për rëndësinë e bashkërendimit të qëndrimeve për t’i luftuar tendencat dashakëqia, të cilat synojnë destabilizimin e rajonit”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Tutje, në njoftim thuhet se “Osmani theksoi se malazezët në Kosovë kontribuojnë drejtpërdrejt në diversitetin shoqëror të Republikës së Kosovës dhe se institucionet e Kosovës do të angazhohen gjithnjë për ruajtjen dhe promovimin e të drejtave të tyre dhe të komuniteteve të tjera në vend”. 

Related posts

Famlijari i shoferit të vrarë në Gllogjan: Ganiu nuk kishte probleme me linjat e autobusëve, ka pasur vetëm zënka të lehta për vonesa 5-minutëshe

D V

Qytetarët e Prizrenit në terr, reduktimet e rrymës ​nga 2 e deri në 8 orë

D V

AAK vendos të mbajë vetëm pesë ditë fushatë parazgjedhore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More