Shkup, 17 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në një intervistë për “BEObzerver” thotë se shpreson se Shkupi dhe Sofja tani do ta orientojnë energjinë për zgjidhjen e çështjes, pas zgjedhjeve në Bullgari ditën e diel.
“Në dobi të Bullgarisë është rajoni të ketë sukses”, thotë ai.
Osmani për “BEObzerver” lidhur me situatën në BeH, vlerëson se ngjarjet e viteve të 90-ta nuk do të përsëriten në rajon. “Nuk jemi në fazë kur kjo mund të shndërrohet në luftë ose konflikt”, tha ai, duke e theksuar praninë e NATO-s.
“NATO-ja është garanci për parashikueshmëri, stabilitet dhe siguri politike. Ky është karburanti që e bën motorin të lëviz”, shtoi Osmani.
Shefi i diplomacisë thekson se zgjidhja e çështjes për aderim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë gjithashtu do të nxitë që Kosova dhe Serbia “ta ndjekin rrugën e pajtimit”.
“Me këtë e hapni rrugën edhe për zgjidhjen e çështjes së BeH-së”, thotë Osmani, duke shtuar se fati i rajonit në njëfarë mënyre varet nga hapja e konferencave ndërqeveritare me BE-në.
“BEObzerver” shton se përfaqësuesi i larë për politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borrel ka dhënë deklaratë të ngjashme ditën e hënë në takimin me shefat e diplomacive të BE-së, duke theksuar se konferencat ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të mbahet sa më shpejtë të jetë e mundur deri në fund të vitit.
“Nëse nuk ndodh kjo, do të ketë ndikim negativ ndaj kredibilitetit të Unionit dhe të tërë rajonit”, ka thënë atëherë Borrel.
Edicioni përkujton se me vite shtyhet fillimi i hapjes së negociatave, që solli deri në frustrime në vend. Komisioni Evropian shton “BEObzerver” theksoi se kjo shtyrje e rrezikon mbështetjen e BE-së për rajonin dhe hap rrugë për ndikim të mundshëm rus ose kinez.
“BEObzerver” thekson se Maqedonia e Veriut në vitin 2018 u pajtua ta ndërrojë emrin, pas kontestit shumë vjeçar me Greqinë. Bullgaria prej atëherë ka vendosur kërkesa të veta, lidhur me gjuhën dhe çështjet e identitetit.
“Nuk është e qartë nëse Bullgaria do ta ndërrojë taktikën, por partia e re centriste antikopsion në Bullgari ‘Ndryshimi vazhdon’, me siguri do të përbëjë qeveri të re”, shton edicioni. Përveç zgjedhjeve në Bullgari edhe në Maqedoninë e Veriut ka trazira politike, komenton “BEObzerver”, duke shtuar se “kryeministri properëndimor Zoran Zaev dha dorëheqje në fund të tetorit, që më vonë ta tërheq”.