Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani pas sanksioneve të SHBA-së ndaj Dodik: Përveç korrupsionit, ai ka kërcënuar paqen dhe sigurinë në Bosnje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur vendimin e Departamentit amerikan të Thesarit që zgjeroi sanksionet për vepra korruptive për anëtarin serb të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.

Osmani shkroi në Twitter se përveç aktiviteteve korruptive, Dodik ka kërcënuar paqen dhe sigurinë në Bosnjë.

Ajo ka ftuar edhe vendet e tjera që të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Një vendim shumë i nevojshëm i marrë nga administrata e SHBA-së. Përveç aktiviteteve korruptive, Dodik ka kërcënuar në mënyrë aktive paqen, sigurinë dhe integritetin e Bosnjë e Hercegovinës. Përgëzoj për këtë vendim dhe u bëj thirrje partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të ndërmarrin veprime të ngjashme”, shkroi Osmani.

Sipas njoftimit të Departamentit të Thesarit, sanksionet ndaj Dodikut nënkuptojnë se të gjitha pronat, interesat në prona të individëve dhe entiteteve të përfshira në sanksione, që i kanë në SHBA ose janë në pronësi apo kontroll nga qytetarët amerikanë, bllokohen dhe duhet të raportohen në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja, zyrë kjo në kuadër të Departamentit amerikan të Thesarit. Po ashtu, personave dhe entiteteve të sanksionuara u ndalohen të gjitha transaksionet me personat amerikanë.

Related posts

MPB: Serbia po mban në ndalim zv.Drejtorin e Policisë dhe 4 zyrtar policor

Xh M

Kosovari bie në kurth pasi shkoi në motel ‘Hilton’ me një vajzë, 3 persona i futen në dhomë dhe e rrahin brutalisht

Xh M

Pas orëve të gjata të maltretimit, lirohen kosovarët e ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy