Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: Pas identifikimit të viktimave shteti do të organizojë transportimin e trupave të pajetë

Shkup, 24 nëntor – Pritet autopsia e trupave të viktimave në aksidentin e autobusit të përfundojë deri në fund të ditës, ndërsa identifikimi deri në fund të javës pas çfarë shteti do të organizojë transportimin e trupave në Shkup, deklaroi për korrespondentin e MIA-s në Sofje ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

 

Ai tha se në procedurat për autopsi janë përfshirë edhe ekspertë të Institutit për Mjekësi Ligjore nga Shkupi, të cilët prej dje ndodhen në Sofje.

“Sapo u dëgjova me profesorët të cilët kanë ardhur në Sofje, U informova se ata tashmë janë pjesë e procesit, janë në sallë ku po bëhen autopsitë dhe pritet se ndoshta edhe brenda ditës kjo fazë e procesit të përfundojë, por, megjithatë, identifikimi i trupave përmes ADN-së mund të marrë disa ditë, madje edhe deri në fund të javës, që do të thotë se deri atëherë do të mundet shteti në mënyrë të organizuar t’i transportojë trupat në Shkup. Me këtë dua t’u dërgoj mesazh familjeve të cilët janë këtu në Sofje se këtë proces do ta organizojë shteti në momentin pasi do të përfundojë identifikimi, ndërsa kjo mund të marrë disa ditë dhe për këtë kërkojmë mirëkuptim që të kthehen në Shkup, ndërsa ne këtu do të vazhdojmë me organizimin e të gjitha aspekteve për një transport dinjitoz të trupave në Shkup”, tha Osmani.

Ai tha se është shprehje respekti që Qeveria e Bullgarisë e filloi seancën e sotme me një minutë heshtje dhe përkujtoi se nga momenti pas aksidentit në orën 3:30 kryeministri Janev i pari i dërgoi mesazh kryeministrit Zaev për tragjedinë dhe informoi për atë se çfarë ka ndodhur dhe nga ai moment të dyja palët janë në koordinim dhe komunikim të vazhdueshëm.

“Sot familjarët e pacientëve të cilët janë të shqetësuar në spital thanë vërejtjet më pozitive lidhur me atë si personeli mjekësor i trajton. Ndërkaq, ne institucionet jemi të koordinuara nga të gjitha aspektet, në pjesën e institucioneve të drejtësisë, institucioneve shëndetësore, ndërkaq edhe ne në pjesën e politikës së jashtme. Ashtu që mendoj se ky koordinim do ta përshpejtojë të gjithë procedurën që të zgjidhen të gjitha aspektet e kësaj tragjedie. Hetimi është në vijim, koordinimi është vendosur dhe si do të informohemi ashtu edhe opinionin do ta njoftojmë”, tha ministri Osmani

Related posts

Rritet interesi për dozën e tretë të vaksinës, situata ende larg normales

Z H

Ministri alternativ grek i Punëve të Jashtme Varviciotis në Shkup

D V

Sulmet seksiste mjet për të ngritur barrierë mes grave dhe politikës

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More