Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: Nuk ka hapësirë për panik për çmimet

Bruksel, 4 mars – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani për MIA-n tha se qeveria do të bëjë çmos që ta zbut goditjen e çmimeve nga lufta ruso-ukrainase, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Në deklaratë për MIA-n, ministri i Punëve të Jashtme tha se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka kapacitet të ballafaqohet me pasojat.

“Mendoj se Qeveria ka treguar kapacitet që të ballafaqohet me pasojat sociale që dalin nga krizat. Këtë e pamë gjatë pandemisë. Maqedonia e Veriut ishte një nga më proaktivet në ndërmarrjen e pakove të masave për zbutjen e pasojave sociale nga kriza. Kriza shëndetësore ishte një, sigurisht se kriza e luftës në Ukrainë do të ketë lloj tjetër të pasojave, para së gjithash në ndikimin e energjensave. Mendoj se qeveria ka kapacitet të ballafaqohet, nuk ka hapësirë për panik, pasi të gjitha amplitudat në çmime ose sfidat tjera, qeveria do t’i menaxhojë që të mos i ndjejnë në fund qytetarët, sa është e mundur kjo”, thotë shefi i diplomacisë.

Lidhur me energjinë, tha Osmani, ka edhe masa afatshkurta dhe afatgjata.

“Në masat afatgjata mendoj se është me rëndësi diversifikim sa më i madh në burimet e energjisë që të zvogëlohet varshmëria nga burimet ruse të energjisë. Shteti këtë e bën përmes ndërtimit të gazsjellësit të ri me Greqinë, me çka nuk do të jetë i varur siç është tani qind për qind për gaz nga Gazprom. Por do të duhet të veprojë edhe me masa afatshkurta me qëllim të ndihmës së qytetarëve të kategorive të prekshme, që të mos jenë ata instanca e fundit që do t’i vuajë pasojat ekonomike nga ky konflikt ushtarak. Të gjitha masat që i ndërmerr tani qeveria, japin rezultate. Ky ndikim nuk është vetëm në Maqedoninë e Veriut, por në të gjitha shtetet në botë dhe çdo shtet po tenton në mënyrën e vet t’i menaxhoj pasojat. Shpresoj se nuk do të ketë eskalim më të madh, kuptohet se do të adaptohemi, varësisht nga rrethanat”, deklaroi Osmani.

Related posts

Kasami mirëpriti në takim ambasadoren gjermane, Holstein

Z.H

Vazhdon debati i amendamenteve për Propozim-buxhetin e vitit 2023

Z.H

Ballkani shënon fitore të thellë në udhëtim te Ferizaj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More