Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: Nivel rekord i këmbimit me Bullgarinë, prioritet ndërlidhja infrastrukturore

Sofje, 8 nëntor – Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria shënojnë nivel rekord të këmbimit tregtar, ndërkaq ekziston potencial akoma më i madh për dinamizim të bashkëpunimit në energjetikë, bujqësi, shëndetësi… Në periudhën në vijim duhet të kushtohet vëmendje maksimale ndaj prioriteteve të vendosura për ndërlidhje të plotë infrastrukturore të Korridorit 8, vlerësoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani gjatë vizitës së sotme zyrtare në Sofje.

 

Sipas Osmanit, për projektet infrastrukturore në periudhën e kaluar nuk ka pasur mjaft vullnet politik dhe nuk është arsyetim pohimi për gjeografinë e rëndë. Prioritetet e vendosura për ndërlidhje, sipas tij, tani shihen në vepër me punën e hekurudhës, planet e tjera në infrastrukturën rrugore, marrëveshjen për ndërlidhje të gazit.

“Është i saktë konstatimi se ndërlidhja infrastrukturore Lindje – Perëndim është anashkaluar gjatë viteve dhe dekadave të kaluara. Disa atë e arsyetojnë me gjeografinë e rëndë. Mendoj se teknologjitë e reja nuk njohin gjeografi të rëndë, por me siguri nuk ka pasur mjaft vullnet politik që të krijohet ndërlidhje infrastrukturore, rrugore, hekurudhore dhe digjitale në kohë më të re, e madje edhe ndërlidhje energjetike., Lindje-Perëndim, përkatësisht Detin e Zi me Detin Adriatik”,tha Osmani në pyetjen e gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun e tij bullgar, Nikollaj Milkov.

Osmani shtoi se Korridori 8 është prioriteti më i rëndësishëm i Qeverisë së RMV-së, ndërsa supozoj edhe i Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, që tashmë po tregohet në vepër. javën e kaluar kryeministri i Bullgarisë ishte në Maqedoni të veriut, ku filluan punët për lidhjen hekurudhore deri në Deve Bair.

Ai theksoi se është posaçërisht i kënaqur që kryeministrat e të dy shteteve kohë më parë bashkarisht e shënuan fillimin e ndërtimit të Korridorit hekurudhor 8, si dhe se është sukses marrëveshja e nënshkruar kohë më parë me të cilën mundësohet prej 1 janarit të vitit të ardhshëm, përmes Bullgarisë shteti ynë të furnizohet me gaz nga disa burime.

Sipas Osmanit, për intensitetin e marrëdhënieve tregtare me Bullgarinë, flet rritja e këmbimit tregtar, i cili në tetë muajt e parë të këtij viti tashmë është mbi 710 milionë euro me tendencën për të arritur mbi një miliardë euro, që do të jetë 51 për qind rritje në raport me vitin 2020. Kjo, theksoi, do ta vendosë Bullgarinë në vendin e pestë në listën e Maqedonisë së Veriut me vendet me të cilat ka këmbim më të lartë tregtar.

Rritjen e këmbimit tregtar e potencoi edhe Milkov duke cekur se asnjëherë deri më tani nuk ka qenë me shumë aq të madhe, që vlerësoi se është tregues për përkushtimin për bashkëpunimin ekonomik dhe aktivitetet investuese.

Lidhur me planet e shtetit për të blerë rrymë nga Bullgaria, tha se vendi i tij ka punuar në mënyrë shumë aktive në nivele të ndryshme me Komisionit Evropian.

“Punuam shumë që pakoja energjetike për Ballkanin Perëndimor të mos përfshijë vetëm masa afatshkurta dhe afatgjata për tranzicion të gjelbër dhe efikasitet energjetik, por edhe për pako të mjeteve financiare, të cilat do ta mbulojnë nevojën e vendeve nga rajoni gjatë periudhës së dimrit. Republika e Maqedonisë së Veriut ka pjesë nga ajo ndihmë për të cilën në mënyrë modeste shpresojmë se kemi ndihmuar”, tha Milkov.

Osmani dhe Milkov në takim dakorduan që muajin e ardhshëm të organizojnë biznes forum të përbashkët në Shkup, ku do t’i bashkojnë bizneset e të dy shteteve me institucionet kompetente që plotësisht të identifikohen sfidat dhe potencialet për bashkëpunim akoma më të madh.

Related posts

Si e sulmoi profesorin e edukatës fizike, Darko Kostovski tash kandidat për Butel e dikur zëdhënës i VMRO DPMNE!?

Redaksia

Moti gjatë ditëve të ardhshme në Maqedoni

D V

Ambasadori i Austrisë në Maqedoninë e Veriut për vizitë pune në Universitetin e Tetovës

I.A

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More