Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani nesër në Bruksel

Shkup, 25 prill – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, me ç’rast do të drejtohet para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET) dhe në seancën plenare inauguruese 2023-2025 të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, për të diskutuar mbi forcimin e demokracisë, vlerave evropiane së bashku me shoqërinë civile në vendet kandidate për anëtarësim në BE.

Siç njofton MPJ-ja, në agjendën e nesërme të Osmanit do të jetë edhe diskutimi në tryezën e rrumbullakët me raportuesit në hije dhe miqtë e Maqedonisë së Veriut, Kristijan Sagarc, Ilhan Kyçyk, Marion Valsman, Tijs Rojten, Masimo Kastaldo, Vlad Botos, Andrea Shajder dhe Irena Joveva.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Ministri do të realizojë takime me liderët e partive më të mëdha politike të Parlamentit Europian, Kryetaren e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), Iraçe Garsia Perez dhe Kryetaren e Grupit Politik të Partisë Popullore Europiane (PPE), Manfred Ueber. 

Related posts

Moti sot

Xh M

Pacientët me sëmundje të rralla, Shoqata: Mungesë e madhe e terapive

Xh M

Konsensus politik për korrupsionin mediatik përmes keqpërdorimit të flamurit evropian në parlament

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy