Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: Nëse Ballkani Perëndimor mbetet plagë në trupin e Evropës, ose do të gjakosë ose do të tërheqë ndikime malinje

Bruksel, 7 dhjetor – Procesi i zgjerimit të BE-së është diku mes meritave të bazuara dhe qasjes gjeopolitike, që do të thotë se dera e hekurt e Unionit do të hapet shkurtimisht në një çast të caktuar politik dhe hyjnë vetëm ata të cilët në atë çast janë deri diku gjysmë të gatshëm për pranim nga të tjerët, theksoi sot në Bruksel ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në fjalimin në panelin e titulluar “Samiti BE-Ballkani Perëndimor” në organizim të organizatës think-tenk të Brukselit “Miqtë e Evropës” (Friends of Europe).

Ai përkujtoi se qasja e këtillë e bartut në Ballkanin Perënidmor rezultoi me anashkalimin e tij të gjatë, por agresioni rus ndaj Ukrainës i spastroi retë e krijuara gjeopolitike dhe strategjike.

“Kur u spastruan ato re, atë që e pamë ishte situatë paradoksale. Pamë një hartë të kaltër të BE-së me një ishull të vogëll gri prej gjashtë vendeve nga Ballkani Peërndimor, madhësia e të cilit është sa një Rumani. Ai i ngjan një plage në trup. Plagët krijohen për shkak të mungesës së qarkullimit. Ballkani Perëndimor është gri për shkak të qarkullimit të pamjaftueshëm me BE-në dhe mes veti”, deklaroi Osmani, duke shtuar se nëse rajoni lihet të presë akoma me vite si plagë, mund të bëhet pikë gjakimi apo vend për hyrje të ndikimeve malinje.

Sipas tij, sa i përket Maqedonisë së Veriut, situata është akoma më paradoksale dhe vendi u bë lakmus test për kredibilitetin e BE-së në rajon.

“Në rastin tonë, perceptimi i njerëzve është se BE-ja parashtron kërkesa tejet sfiduese, jp për ta përshpejtuar integrimin, por për t’i dekurajuar kandidatët dhe për ta ulur interesin për zgjerim”, theksoi Osmani.

Ai theksoi se në kuadër të atyre kërkesave ishte edhe vendi ta ndërrojë emrin, që shumë shtete do ta refuzonin, por ne e bëmë atë në interes të integrimit evropian, ndërkaq më pas patëm edhe diskutime për çështje historike me një vend tjetër anëtar.

“Dhe kur e bëmë tërë atë, në vitin 2019 na thanë, ne duhet ta ndryshojmë metodologjinë e zgjeirmit dhe ju nuk mund t’i filloni negociatat, pasi që 17 vite ishim kandidate”, theksoi Osmani, duke shtuar se edhe atëherë vendi tha “Në rregull”, përgatitni metodologji dhe kritere të reja, sepse asgjë nuk mund ta ndryshojë përcaktimin tonë për anëtarësim në BE.

Në kushte të tilla, potencoi osmani, ne e promovuam konceptin “më shumë integrim, para anëtarësimit”, sepse qasja e tanishme është se i fitoni të gjitha privilegjet madje m anëtarësim të plotë, ndërkaq asgjë para asaj.

“Ajo është arsyeja për frustime edhe të kandidateve edhe të vendeve anëtare të BE-së. Kandidatet nuk marrin asgjë para se të ecin në rrugën drejt anëtarësimit të plotë. Ndërsa rruga është e gjatë, jo e drejtë dhe e rëndë, ndërsa përfitimet i ndjeni madje pas anëtarësimit”, theksoi osmani, duke shtuar se nga ana tjetër edhe vendet e Unionit janë të frustruara, sepse konsideorjnë se me pranimin e anëtareve të reja blloku do të bëhet më jofunksional.

Prandaj, sipas tij, për tejkalim të këtyre frustrimeve e propozuam konceptin tonë, i cili bazohet në tr shtylla – e para, të ulemi në tyrezën e formateve politike të BE-së lidhur me ato gjëra për të cilat jemi plotësisht të harmonizuar me BE-në, e dayta, qasja drejt tregut të përbashkët evropian dhe e treta, qasja drejt fondeve strukturore të BE-së që para anëtarësimit.

Ai potencoi se ndihma që për momentin e marrin vendet kandidate për anëtarësimin e rajonit nga BE-ja është 11 herë më e vogël nga mjetet që u ndahen vendeve anëtare të Unionit.

“Ideja e qasjes është të tejkalohet dhe ngushtohet ky hendek. Prandaj besoj se ingerenca para anëtarësimit, do të çojë drejt situatës që akti i anëtarësimit të jetë vetëm lajm kryesor në mediume, sepse qytetarët në baza ditore do t’i ndjejnë përfitimet në xhepat e tyre, ndërsa elitat politike do të jenë të nxitura t’i zbatojnë reformat sepse do të ketë përfitime që gjatë mandateve të tyre”, shtoi Osmani.

Ai potencoi se nuk duam “rrugë të shkurtuara” për anëtarësim, por respektim të kritereve, duke cekur se vendi e filloi procesin e inkuadrimit së bashku me Kroacinë dhe Slloveninë, të cialt moti janë anëtare të BE-së, ndërsa Maqedonia e Veriut nuk ka qasje as drejt tregut të vetëm edhe madje krahas kritereve të plotësuara u la të presë, për shkak të çështjeve bilaterale.

“Më shumë integrim përpara anëtarësimit” nuk është alternativë e anëtarësimit të plotë, por mënyrë që të zhvendoset hendeku prej tani e deri në vitin 2030, si vit indikativ për zgjerimin e ri”, theksoi osmani, duke shtuar se qasja e këtillë do t’u mundësojë vendeve të rajonit t’i mbajnë qytetarët e vet brenda në vend dhe ta parandalojnë ikjen e trurit dhe në përgjithësi migrimin drejt BE-së.

Në fjalimin hyrës në panel, drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Komisionit evropian (NEAR), Gert Jan Kopman porositi se procesi i zgjerimit të Unionit kthehet në skenë, që do të konfirmohet edhe në Samitin e BE-së javën e ardhshme.

Sipas tij, pas periudhës së gjatë të përparimit të kufizuar në të cilin erdhi ngecja e zgjerimit dhe në të cilin ndoshta ballkani Perëndimor u la “një kohë të gjatë vetëm”, BE-ja duhej të bënte përpjekje për ta nxitur procesin.

Kopman theksoi se në dobi të qasjes së këtillë drejt zgjerimit është edhe Plani për rritje të Ballkanit Peërndimor, i cili për 10 vite duhet të kotnribuojë për rritje të dyfishtë të BPV-së së vendeve të rajonit, si dhe për integrimin e tyre në tregun e përbashkët evropian qëp para anëtarësimit të plotë, duke potencuar se për tërë këto përfitime ato shtete duhet t’i zbatojnë reformat e domosdoshme dhe të tregojnë rezultate.

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy