Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani në takimin me “treshen” e OSBE-së me partnerët aziatikë: Duhet bashkëpunim ndaj kërcënimeve

Shkup, 2 dhjetor – Rëndësia e partneritetit dhe bashkëpunimit mes Evropës dhe Azisë në këto kohë dhe sfida kritike, pas pushtimit rus në Ukrainë, ishin riafirmuar në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të “Treshes” kryesuese të OSBE-së – Maqedonisë së Veriut, Polonisë dhe Suedisë, Bujar Osmani, Zbigniev Rau dhe Tobias Billstrom dhe sekretarja e përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Shhmid me Grupin e Partnerëve Aziatikë për Bashkëpunim të OSBE-së.

“Dëshiroj t’i përshëndes përpjekjet e Suedisë, si kryesuese e Grupit të Partnerëve të Bashkëpunimit Aziatik të OSBE-së, në këtë vit veçanërisht të vështirë, për të hartuar një program që synon një dialog të forcuar dhe të hapur, bazuar në marrëdhëniet ekzistuese dhe sinergjitë ndërmjet dy kontinenteve, në kuadër të Organizatës sonë”, tha Osmani në margjinat e Takimit të 29-të Ministror të OSBE-së

Siç informoi MPJ-ja, Osmani njoftoi se gjatë kryesimit të OSBE-së nga Maqedonia e Veriut do të mbajë koordinime të rregullta mujore me partnerët aziatikë, me qëllim të diskutimit dhe shkëmbimit të mendimeve për mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit dhe përballjes me kërcënimet dhe sfidat e përbashkëta të sigurisë.

Osmani gjithashtu theksoi se Maqedonia e Veriut do ta koordinojë punën e OSBE-së, duke i marrë parasysh edhe rekomandimet e partnerëve.

Related posts

Drenasi ia merr pesë talentët e mëdhenj Feronikelit

Redaksia

Ivanovska: Banka Popullore është shembull i institucionit me integritet të lartë

Z.H

Drejtori i Psikiatrisë flet për ndikimin e pandemisë te personat me sëmundje mendore

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More