Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani në takimin me Dendias: Vullneti politik është kyç për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Shkup, 31 gusht – Çështja e implementimit të Marrëveshjes së Prespës është proces i gjallë në të cilin me rëndësi është të kihet vullnet politik. Ajo që sot e konstatuam dy ministrant është se besojmë fuqishëm në perspektivën e miqësisë sonë, partnerit tonë strategjik. Fuqishëm besojmë në potencialet ekonomike, në bashkëpunim me të gjithë sektorët e mundshëm, deklaroi shefi I diplomacisë, Bujar Osmani pas takimit me kolegun e tij grek , Nikos Dendias, I cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend.

 

Lidhur me implementimin e Marrëveshjes së Prespës nga pala greke, memorandumet dhe komisioni I përbashkët për çështje arsimore, Osmani tha se Marrëveshja e Prespës është marrëveshje që është në bazë të marrëdhënieve tona bilateral, të arkitekturës së re rajonale dhe ai është një proces I pakthyeshëm. Ajo, thotë Osmani, është në interes të shtetit tonë dhe e garanton perspektivën e shtetit, të marrëdhënieve tona bilateral dhe askush nuk do të lejojë të rrezikohet Marrëveshja e Prespës.

“Çështjet që I inicuam lidhur me ratifikimin e marrëveshjeve të caktuara dhe memorandumeve në Parlamentin grek I hapa unë në takim edhe çështjen e shenjave të komunikacionit në Greqi dhe biseduam lidhur me shkaqet teknike për mospërmbushje të atyre çështjeve në Parlamentin grek dhe dakorduam mënyrë se si do të bëhet ajo në periudhën në vijim. Lidhur me tabelat sqarimi është se autoritetet lokale janë ato që nuk tregojnë entuziazëm, megjithatë edhe lidhur me atë çështje biseduam më gjerësisht dhe mendoj se në periudhën në vijim do të ketë zgjidhje edhe për atë”, theksoi Osmani.

Ministri tha se pala greke I ka përmbushur obligimet e veta më të rëndësishme lidhur me Marrëveshjen e Prespës. E ajo është mbështetja për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe mbështetja për fillim të marrëveshjeve për BE.

“Ato ishin dy obligime thelbësore për Greqinë lidhur me Marrëveshjen e Prespës. Çështjet e memorandumeve janë çështje të bashkëpunimit sektorial, çështje të arritjes së partneritetit strategjik, ajo është materie e gjallë, ka shumë marrëveshje që duhet të nënshkruhen, për shembull tek ne Marrëveshja për tatimim të dyfishtë”, tha Osmani.

Ministri tha se intensivisht po ndiqet implementimi I Marrëveshjes së Prespës, obligimet që dalin nga ndërtimi I partneritetit strategjik në bashkëpunimin sektorial, megjithatë edhe obligimet që dalin nga neni 8 I Marrëveshjes, ndërsa ajo është implementim I I ndryshimit të emrit. Ajo ndjekje, tha Osmani po ndodhë në bazë javore përmes Planit të aksionit në të cilin implementohen obligimet konkrete nga të dyja palët.

Ministri informoi se ajo që është bërë e fundit nga implementimi I atij Plani të aksionit është adaptimi I emrit të Muzeut arkeologjik ku , tha ai, për shkaqe logjistike-teknike nuk mund të bëhej deri më tani, por, thotë, bënë përpjekje të bëhet adaptim adekuat. Lidhu me ndryshimin e rrugëve, tha Osmani, ai është vendim I Këshillit të Qytetit të Shkupit, me ç’rast rruga ku ndodhet MPJ është ndryshuar nga “Filipi I Dytë” në “Stiv Naumov”, megjithatë, shtoi, ai vendim nuk mund të implementohet para zgjedhjeve lokale, prandaj nuk është vendosur shenjë e re me emrin e ri.

Ministri nënvizoi se pas këtij takimi, marrëdhëniet me Greqinë do të jenë akoma më të fuqishme. Në takim, informoi Osmani, u bë fjalë edhe për transportin e shpejtë ndërkufitar hekurudhor, ndërsa është folur edhe për hapjen e vendkalimit të ri kufitar “Markova Noga”.

Related posts

Pa energji elektrike nesër në pjesë të komunave Studeniçan, Saraj, Aerodrom dhe fshati Lisiçe e Poshtme

D V

Socialdemokratët gjerman: Zaev të mendojë për dorëheqjen, të vazhdojë si kryeministër dhe partner i BE-së

D V

Edhe “Financial Times” flet për mini shengenin ballkanik, e quajnë kundërpërgjigje ndaj BE-së

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More