Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani në takim ministror për operacionet paqeruajtëse të KB-së

Shkup, 7 dhjetor – Shefi i diplomacisë Bujar Osmani, mori pjesë në takim ministror të KB-së për operacione paqeruajtëse të OKB-së, i cili u mbajt në mënyrë virtuale, nën organizimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Koresë, Çung Eui -jong dhe Ministrit të Mbrojtjes Nacionale, Su Vok, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh.

 

Gjatë fjalimit të tij, siç njoftoi MPJ, Osmani e riafiromoi përkushtimin e vendit ndaj bashkëpunimit multilateral, si një nga prioritetet e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut, i cili mes tjerash përfshin bashkëpunimin në operacionet paqeruajtëse në kuadër të KB-së dhe ruajtjen e paqes.

“Maqedonia e Veriut është plotësisht e përkushtuar të vazhdojë me zotimet e saja në pjesëmarrjen e rritur në operacionet paqeruajtëse të KB-së përmes përforcimit dhe trajnimit të kapaciteteve të saja, veçanërisht duke pasur parasysh edhe pjesëmarrjen e barabartë të grave në proceset paqeruajtëse ose në pjesën e parandalimit”, theksoi Osmani.

Ai potencoi se vendi i mbështet plotësisht reformat e ndërmarra nga Sekretari i Përgjithshëm, Guteresh për operacione paqeruajtëse më efektive, të cilat edhe pse përballen me sfida, janë mjet i rëndësishëm për forcimin e paqes dhe sigurisë në botë.

Në seancën kushtuar ruajtjes së paqes, në të cilën mori pjesë Osmani, u shpreh një mbështetje e fuqishme për diplomacinë preventive si bazë për paqe të qëndrueshme dhe shoqëri stabile.

Related posts

Bislimovski siguron: Para vitit të ri nuk shtrenjtohet rryma elektrike

Z H

Takim i Mickoskit me eurodeputeten Ualsman dhe drejtorin e “Konrad Adenauer”, Braun

D V

Moti sot me diell me vranësira të vogla

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More