Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani në takim me Rikerin dhe Palmerin: Vendimi për fillim zyrtar të negociatave me BE-në nuk guxon më të shtyhet

Shkup, 2 korrik – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Ohër u takua me Filip Riker, ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe me Metju Palmer, zëvendës ndihmës sekretar shtetëror dhe përfaqësues special i SHBA-ve për Ballkanin.

 

Në takim u bisedua për avancimin e marrëdhënieve me SHBA-të, bashkëpunimin rajonal, realizimin e prioriteteve të jashtme politike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, integrimin në BE.

“Për ne, SHBA-të janë partnerët dhe aleatët tanë shumëvjeçarë. Qasja e re e administratës amerikane, për rimëkëmbjen e sërishme të partneritetit transatlantik, na krijon shumë mundësi që duhet t’i shfrytëzojmë për ta nxitur stabilitetin rajonal. Si dy aleatë në NATO, qëllimi është që t’i forcojmë marrëdhëniet tona në fushën e sigurisë, mbrojtjes, funksionimit demokratik të institucioneve, luftës kundër terrorizmit global, ekonomisë së tregut të lirë dhe t’i zgjerojmë mundësitë për aktivitetet ekonomike të të dy vendeve”, theksoi Osmani.

Në takim, në tryezë u vendos edhe dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut, me ç ‘rast  u theksua se vendimi për fillimin zyrtar të negociatave me BE-në nuk duhet më të shtyhet, për arsye se vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe kriteret e nevojshme për një gjë të tillë. 

Related posts

Shilegovnë takim me zejtarët në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

D V

Zjarr në një ndërtesë në Shkup (Video)

I Z

E fundit: Antikorrupsioni e dorëzon në Gjyk. Kushtetuese ligjin për korridoret 8 dhe 10D

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More