Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani në takim me grupin “Miqtë e Maqedonisë së Veriut” në PE

Shkup, 21 mars – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Bruksel realizoi takim me Grupin “Miqtë e Maqedonisë së Veriut” në Parlamentin Evropian, në të cilin u përqendrua në momentin aktual në marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e falënderoi për mbështetjen dhe qasjen konstruktive të Parlamentit Evropian në procesin e aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, të reflektuar përmes iniciativave të shumta, si dhe në rezolutat për vendin tonë.

Grupi “Miqtë e Republikës së Maqedonisë së Veriut” është grup joformal i përbërë nga deputetë në PE me prejardhje të ndryshme politike, i cili është konceptuar si një lloj forumi për të siguruar mbështetje për Republikën e Maqedonisë së Veriut në aspiratat e saj evropiane dhe mbështetje të fortë në rrugën tonë evropiane.

Kryetare e këtij grupi është eurodeputetja nga Sllovenia, Irena Joveva.

Related posts

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Redaksia

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

Redaksia

Kolla e keqe, 46 raste të reja për një javë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky