Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani në takim lamtumirës me Minxhozin, flet për rëndësinë e Shqipërisë: Të jetë zëri i Kosovës aty ku s’kemi përfaqësim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur të enjten në takim lamtumirës ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij të deritashëm.

“Me rastin e përfundimit të mandatit të tij, Osmani e falënderoi ambasadorin Minxhozi për angazhimin e tij përgjatë viteve për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona simotra. Me këtë rast, ajo e vlerësoi bashkëpunimin, si dhe përkushtimin e ambasadorit Minxhozi për t’i përafruar edhe më shumë qytetarët e vendeve tona”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, presidentja Osmani deklaroi se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos në unifikimin e politikës së jashtme mbetet prioritet, duke thënë se fuqizimi i vazhdueshëm i koordinimit diplomatik është interes jo vetëm i shteteve tona, por edhe i rajonit në tërësi.

Osmani ka thënë se është e rëndësisshme që Shqipëria të jetë zëri i Kosovës në instancat ndërkombëtare ku Kosova s’ka përfaqësim.

“Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend e rajon, si dhe mbi aktin e agresionit të Serbisë kundër Republikës së Kosovës, me ç’rast, presidentja Osmani theksoi rëndësinë e Shqipërisë që të jetë zëri ynë në të gjitha instancat ndërkombëtare ku Kosova ende nuk ka përfaqësim. Presidentja theksoi se shqiptarët në të dy anët e kufirit gjithnjë kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten faktor stabiliteti në rajon, me orientim të qartë euroatlantik”, thuhet në njoftim.

Related posts

Basha në Kongresin Amerikan: Prioritet, lufta kundër korrupsionit dhe krijimi i mundësive për shqiptarët që të mos largohen nga vendi

Xh M

Marrëveshja për emigrantët, Balla: Protokoll me afat 5-vjeçar, shpenzimet i përkasin Italisë. S’do dalin nga strukturat e strehimit

Xh M

Tirana ndez dritat e festave, Veliaj: Mirësi për të gjithë! Ftoni familjarët që t’i kalojnë festat në kryeqytetin tonë

Xh M