Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: Në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, 26 vjet pas sot varroset edhe një 16 vjeçar

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Osmani ka thënë se bota sot kujton këtë masakër të barbarisë së paparë të forcave gjenocidale të regjimit serb të Millosheviqit.

 

“Sot dhimbjen e nënave të Srebrenicës e ndajmë bashkërisht! Mbetjet mortore të 19-të vrarëve atëkohë sot do të kenë adresën e përhershme. Një 16-vjeçar do të jetë në mesin e atyre që do të varrosen sot, 26-vjet pas vrasjes”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka theksuar se akte të tilla barabre duhet të marrin gjykimin e drejtësisë, por edhe të historisë.

“Askush më mirë se Kosova nuk e njeh dhimbjen e Srebrenicës. Reçaku, Meja, Pokleku, Prekazi, si dhe shumë masakra të tjera në pjesë të ndryshme të Kosovës, janë pjesë e të njëjtës dhimbje e të njëjtit përjetim”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Sot, bota kujton 26-vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, barbarisë së paparë të forcave gjenocidale të regjimit serb të Millosheviqit.

Sot dhimbjen e nënave të Srebrenicës e ndajmë bashkërisht! Mbetjet mortore të 19-të vrarëve atëkohë sot do të kenë adresën e përhershme. Një 16-vjeçar do të jetë në mesin e atyre që do të varrosen sot, 26-vjet pas vrasjes!

Akte të tilla barbare duhet të marrin gjykimin e drejtësisë, por edhe të historisë. Srebrenica është kujtesa jonë e freskët dhe leksion se krimet e padënuara përbëjnë bazë që ato të përsëriten.

Askush më mirë se Kosova nuk e njeh dhimbjen e Srebrenicës.

Reçaku, Meja, Pokleku, Prekazi, si dhe shumë masakra të tjera në pjesë të ndryshme të Kosovës, janë pjesë e të njëjtës dhimbje e të njëjtit përjetim.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, ditë më parë miratoi Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, me të cilën Kosova e dënon gjenocidin e organizuar dhe të kryer nga forcat gjenocidale të regjimit serb të Millosheviqit.

Ka vetëm një të vërtetë: në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid. Këtë duhet ta pranojë secili, këtë duhet ta themi të gjithë, këtë duhet ta kujtojmë gjithnjë!

Related posts

Kurti e ftoi në takim për projektin e gazsjellësit, Haradinaj i përgjigjet me letër: Politizimi dhe njollosja e projektit të gazit është skandaloz

D V

Mbledhja e KS të OKB-së për Kosovën, presidentja Osmani raporton në ora 16:00

D V

Kosovë/ Avokati refuzon ta mbrojë të dyshuarin për vdekjen e 18 vjeçares

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More