Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani në Riga të Letonisë në takimin e Këshillit Veriatlantik të NATO-s

Riga, 29 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot udhëton për në Riga, Letoni ku nesër dhe pasnesër do të marrë pjesë në takimin e rregullt të Këshillit Euroatlantik të NATO-s në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme.

 

“Gjatë sesioneve punuese dyditore do të shqyrtohen çështje të rëndësisë strategjike të Aleancës, si situata në Afganistan, ballafaqimi me sfidat aktuale dhe të ardhshme të sigurisë, si dhe bashkëpunimi me partnerët. Ministrat do të diskutojnë edhe për konceptin e ri strategjik të NATO-s, si dokument i rëndësishëm sa i përket rolit të ardhshëm gjeostrategjik të Aleancës. Me rëndësi të veçantë do të jetë diskutimi për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor, ku pritet të theksohet nevoja për qasje dhe veprim të përbashkët strategjik të NATO-s dhe BE-së, drejt Ballkanit Perëndimor si parakusht themelor për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Në margjinat e takimeve në Riga, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, në agjendën e Osmanit janë të paraparë edhe një sërë takimesh bilaterale me Ministrat e Punëve të Jashtme dhe vendeve anëtare të NATO-s.

Related posts

Prokuroria me detaje për ngjarjen tragjike në Gostivar

Xh M

Qeveria me ngushëllime për vdekjen e mbretëreshës Elizabeta e dytë

Z.H

Janë konfiskuar rreth 5000 copë piroteknikë në sheshin e Tetovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More