Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: Ndryshimet kushtetuese janë në interes të shtetit

Shkup, 15 shtator – Ndryshimet kushtetuese janë në interes të shtetit, ndërsa referendum për Marrëveshjen me Bullgarinë nuk mund dhe nuk duhet të ketë sepse anulimi i saj është rrezik i Maqedonisë së Veriut euroatlantike, vlerësoi ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në ditarin e TV Sitel.

 

Lidhur me iniciativën për referendum, ai konsideron se opozita, me dije ose pa dije ka bërë një shërbim të madh në procesin e ndryshimeve kushtetuese, sepse e ka ndarë debatin midis Marrëveshjes me Bullgarinë dhe ndryshimeve në Kushtetutë.

“Ndryshimet kushtetuese nuk janë pjesë e obligimit të Marrëveshjes. Ndërsa ata që thanë – të bëjmë  referendum për Marrëveshjen me Bullgarinë, kjo do të thotë se ndryshimet kushtetuese janë të mira dhe ne mund atë ta shtyjmë atë proces.. I tillë ishte qëndrimi i opozitës nga fillimi, ju e dini deklaratën e Mickoskit – nëse kjo është kërkesa e fundit e Bullgarisë, jemi në rregull me ndryshimet kushtetuese. Më pas tha jemi në rregull – ne nuk jemi kundër futjes së bullgarëve, malazezëve dhe kroatëve, por pasi ky është shantazh nuk e pranojmë, që do të thotë se në esencë askush nuk është kundër. Madje ka shumë në VMRO-DPMNE me të cilët unë komunikoj të cilët e dinë se kjo është në interes të popullit maqedonas, në interes të shtetit sepse paraqet definicion institucional të marrëdhënieve midis popullit shumicë maqedonas dhe popullit pakicë bullgar në RMV”, thotë ministri i Punëve të Jashtme.

Osmani tha se për momentin nuk ka bisedime formale me deputetët për ndryshimet kushtetuese, edhe pse ka komunikim.

“Unë në ato biseda dhe në kuadër të Qeverisë kam qasje ndryshe si duhet të qasemi në këtë proces. Besoj se kemi një problem tjetër para se të arrijmë deri në bindjen e deputetëve dhe ajo është bindja e qytetarëve. Si duket në këtë fazë propaganda dhe lajmet e rreme nuk fituan në argumentimin që ka ndodhur me fillimin e negociatave”, tha Osmani.

Ai është i drejtpërdrejtë se referendum për Marrëveshjen me Bullgarinë nuk mund të ketë, as nuk duhet të ketë sepse marrëveshja është një nga shtyllat e rëndësishme të Maqedonisë së Veriut euroatlantike, përveç Marrëveshje së Prespës dhe të Ohrit. Ndërprerja e marrëveshjes me Bullgarinë, sipas tij, është rrezik i Maqedonisë së Veriut euroatlantike.

Për fillimin zyrtar skriningu për harmonizimin e legjislacionit maqedonas me atë të Bashkimit Evropian, që filloi sot në Bruksel, Osmani thotë se është fazë esenciale e negociatave dhe prandaj duhet të ketë keqkuptim në opinion nëse ato kanë filluar ose jo.

“Skriningu i konfirmon qëllimet të cilat duhet t’i arrijmë gjatë negociatave. Nuk është për t’i filluar negociatat. Nuk i kemi filluar negociatat më 19 korrik me konferencën e parë ndërqeveritare dhe këtu fillon numërimi si tek çdo shtet. Tani konfirmohen udhërrëfyesit, beç-markat e sakta të cilat duhet të arrihen. Skriningu është projekti i detajuar për vetë procesin e negociatave dhe një nga elementet më esenciale”, sqaron Osmani.

I pyetur për dilemën në opinion që negociatat varen nga ndryshimet kushtetuese, shefi i diplomacisë theksoi se sipas kompromisit të arritur diku gjatë negociatave dhe para hapjes së klasterit të parë, gjegjësisht Kapitujt 23 dhe 24 që të bëhen ndryshimet në Kushtetutë.

“Ai ishte kompromis sepse bullgarët kërkuan para skriningut gjegjësisht para fillimit të negociatave të bëhen ndryshime kushtetuese. Pozita jonë ishte jo, por në fund të negociatave. Dhe arritëm zgjidhje kompromisi – as qëndrimi bullgar para fillimit të negociatave, as i yni, në fund – diku në mes pas përfundimit të skriningut”, tha Osmani.

Megjithatë, thotë, për të vazhduar hapja dhe mbyllja e kapitujve ka një kusht dhe ai ishte kompromisi me Bullgarinë.

“T’i përkujtoj edhe një njëherë njerëzit, çdoherë them që rezultati i negociatave me Bullgarinë ishte 3:1 për ne, ne e kemi ruajtur gjuhën, i filluam negociatat, i kemi lënë çështjet historike jashtë udhërrëfyesve, nga këto plane të veprimit, ndërsa Bullgaria mori ndryshim të Kushtetutës diku në mes të procesit, gjegjësisht pas fillimit të negociatave. Prandaj mendoj se ishte një kompromis i mirë, plus duke e pasur parasysh se ndryshimet kushtetuese nuk janë kontroverse. Për ndryshimet kushtetuese ka konsensus në opinion se kjo nuk është e dëmshme për interesat shtetërore, për interesat e cilitdo”, theksoi Osmani.

Related posts

Zbardhet vjedhja e rëndë, do të parashtrohet kallëzim penal kundër tre personave

Redaksia

KSHPK ankohet se nuk respektohet balansuesi etnik gjatë punësimeve

Z.H

MPJ Osmani priti në takim Ambasadorin rus, Sergej Bazdnikin

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More