Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: Me Edi Ramën dhe Albin Kurtin kemi marrëdhënie korrekte dhe institucionale

Shkup, 1 mars – Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani i ka cilësuar si korrekte dhe institucionale marrëdhëniet me dy kryeministrat shqiptarë, Albin Kurti dhe Edi Rama ndërsa theksoi se si ministër i jashtëm do bashkëpunojë me atë udhëheqës që është vullnet i kombit.

Osmani vlerësoi kryeministrin shqiptar për qëndrimin që ka mbajtur ndaj shqiptarëve në RMV, duke bërë thirrje për bashkim pa mbajtur anë.

Sipas tij, shqiptarët në RMV nuk kanë nevojë për patronazhizëm, por bashkëpunim pasi janë zot në shtëpinë e tyre.

“Marrëdhëniet me Ramën janë parimore dhe korrekte. Ai ka mbajtur një parim tjetër; ka thirrur në bashkim, po nuk ka mbajtur anë. Ne nuk jemi pakicë në RMV, sot kemi kryeministrin, ministrin e Jashtëm. Nuk ka duhet asnjë patronazhizëm, na duhet bashkëpunim, por jemi zot të shtëpisë sonë. Nëse fillojmë me ndërhyrje politike, prishim raportet etnike dhe politike që i bëjnë shqiptarët vendimtarë, prishen balancat”, tha Osmani në “Euronews Albania”.

Osmani tha se për herë të parë është arritur që vendimet për RMV të merren në Shkup nga maqedonasit dhe shqiptarët krah për krah.

Sipas tij, historikisht vendimet për RMV janë marrë në Beograd dhe ndonjëherë edhe në Prishtinë apo Tiranë.

“Ka një keqkuptim edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, kur shkojmë ne atje si funksionarë shqiptarë shihemi sikurse ne jemi vetëm mbrojtësit e të drejtave të shqiptarëve. Ne jemi udhëheqës të shtetit atje, jemi zot në shtëpinë tonë. Jam ministër i Jashtëm i RMV dhe sot qëndrimi zyrtar ndaj Kosovës është që mbështesim dialogun Kosovë-Serbi me qëllim njohjen e ndërsjellë”, shtoi Osmani.

Related posts

Veteranët e UÇK-së porosi Grubit: Nuk lejojmë shkeljen e flamurit kombëtar! (VIDEO)

Redaksia

Kovaçevski: Gabuam me disa parti shqiptare

Redaksia

Toshkovski garanton proces të rregullt zgjedhor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky