Shkup, 31 janar – Rruga evropiane do të ndikojë pozitivisht ndaj konsolidimit demokratik dhe ekonomik të vendeve të rajonit, vlerësuan në takimin e sotëm në Bruksel ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe eurodeputeti dhe raportues për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin evropian, Ilhan Kyçyk.
Siç kumtoi MPJ, bashkëbiseduesit këmbyen mendime për procesin inkuadrues të Maqedonisë së veriut në BE dhe nevojën për eurointegrim të përshpejtuar për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në kontekstin e dhënë gjeopolitik.
Në takim, siç ceket në kumtesën e MPJ-së, u bisedua për aktualitetet e fundit në marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, lidhur me sulmin fizik ndaj sekretarit të klubit bullgar në Ohër, Hristijan Pendikov.
Në atmosferën e përgjithshme në këtë periudhë sigurisht se nuk kountribojnë deklaratat provokative dhe fyese të një anëtari të Parlamentit evropian, theksoi Osmani, prandaj për të njëjtat janë dërguar tashmë reagime përkatëse zyrtare.
“E informova eurodeputetin Kyçyk për përpjekjet për de-eskalim të retorikës së tensionuar në marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe nevojës për kthimin e dinamikës pozitive në marrëdhëniet tona” tha Osmani.
Ai theksoi se edhe Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet të jenë të përkushtuar në intensifikimin e dialogut politik, me qëllim kthimin e besimit.//Zhurnal.mk