Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: Kuvendi ka miratuar tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit

Shkup, 19 prill – Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani njofton se Kuvendi sot ka miratuar tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit.

Osmani në profilin e tij në Facebook shkruan se në marrëveshje përfshihen njohja reciproke e letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ratifikoi tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit, për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.

Marrëveshjet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në kontekstin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe shërbimeve, në përputhje me vlerat dhe praktikat më të mira të BE-së.

Procesi i Berlinit e ndihmon integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE”, thuhet në njoftimin e Osmanit.

👏 Собранието на Република Северна Македонија, денес ги ратификуваше трите договори во рамките на Берлинскиот процес – за…

Posted by Bujar Osmani on Wednesday, April 19, 2023

Related posts

Gjykata Supreme anuloi arrestimin e babait të Vanjës, përcaktoi arrest shtëpiak dhe masë kujdesi

D V

Mexhiti: Gjithçka po shkon sipas planit! Regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie

D V

Top Channel shkruan për “takim të fshehtë” Taravari-Ahmeti, demanton Taravari: Spekulim absolut!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky