Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani kujton Shaban Manaj: Tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar Shaban Manajn në 21 vjetorin e vrasjes, duke thënë se tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare.

 

Osmani në një postim në Facebook shkruan se Manaj luftoi për kauzën e lirisë, e cila u shndërrua në udhërrëfyese të jetës së tij.

“21 vjet më parë, pasi u rrëmbye, u vra mizorisht njëri ndër veprimtarët më të shquar të Kosovës për liri e pavarësi, avokati i njohur, Shaban Manaj. Ai qe intelektual, i cili tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut.

Bashkudhëtar e bashkëmendimtar i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, Manaj luftoi për kauzën e lirisë, e cila u shndërrua në udhërrëfyese të jetës së tij. Ai nuk u dorëzua asnjëherë para vështirësive dhe nuk hoqi dorë nga ideali i tij për ta parë vendin të lirë. Për kontributin e dhënë për Kosovën është dekoruar me urdhrin ‘Hero i Kosovës’.

Populli i Kosovës do ta përkujtojë përherë shëmbëlltyrën e Shabanit dhe sakrificën e tij për atdheun, ndërkaq përpjekjet tona për drejtësi nuk do të ndalen kurrë”, shkruan Osmani.

21 vjet më parë, pasi u rrëmbye, u vra mizorisht njëri ndër veprimtarët më të shquar të Kosovës për liri e pavarësi,…

Posted by Vjosa Osmani on Friday, July 23, 2021

Related posts

14 të vdekur nga coronavirusi dhe 583 raste pozitive në 24 orët e fundit

D V

Caktohet një muaj paraburgim ndaj një personi për prostitucion

N E

Aliu: Kosova ka vetëm 500 milionë metra kubë ujë rezerva, Shqipëria 44 miliardë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More