Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: Kosova në NATO, do t’i kontribuonte paqes dhe stabilitetit në rajon

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova ka vizion të qartë për anëtarësim në NATO, shkruan Syri.net Kosova

 

Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se kështu ka deklaruar derisa ka qenë në takim me udhëheqësin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer.

Sipas saj, anëtarësimi i Kosovës në NATO  do t’i kontribuonte jo vetëm paqes e stabilitetit në vend, por edhe në rajon e më gjerë.

“Kam shprehur mirënjohjen për angazhimin e forcave të NATO-s në Kosovë ndërkaq Admirali Bauer ka shprehur falënderimin e NATO-s për vendimin e Kosovës për pranimin e refugjatëve afganë”,ka shkruar Osmani.

Në takim me Udhëheqësin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer, kam theksuar vizionin e qartë të Kosovës…

Posted by Vjosa Osmani on Sunday, November 21, 2021

Related posts

Kosova regjistron edhe 14 të infektuar me koronavirus

D V

Drejtori i spitalit në Slavonski Brod jep detaje për të lënduarit: Dy pasagjerë në Intensiv, katër të tjerë u operuan

D V

Ndryshohen procedurat për dhënien e terminëve për vizë pune në Gjermani

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More