Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: Kishte mospajtim mes partive, nuk ka bazë për shtyrje të zgjedhjeve

Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për takimin që ka pasur me përfaqësuesit e subjekteve politike në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

 

Osmani thotë se IKSHPK ka rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve lokale për shkak të pandemisë.

Megjithatë ajo thotë se mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhjet është konsensusi mes partive të pozitës dhe opozitës.

“Përkundër rekomandimeve të IKSHP-së për shtyrje të zgjedhjeve, mendimi mbizotërues i subjekteve politike opozitare ishte kundër shtyrjes së zgjedhjeve. Unë mendoj se ky mendim mund të ketë pasoja për shëndetin e qytetarëve”, tha ajo.

Osmani thotë se nuk pajtohet me mendimin e subjekteve opozitare por do ta respekton këtë mendim.

“Meqë nuk ka pasur pajtim mes partive në pushtet dhe atyre opozitare nuk ka bazë të mjaftueshme për shtyrje të zgjedhjeve”, deklaroi Osmani.

Related posts

Molliqaj reagon pas lirimit nga arrestimi: Nuk na çudit zhvendosja ideologjike e Kurtit

R Zh

“Vrasjet në Gllogjan, vrasjet e pasluftës, vjedhja e 2 milionëve”, përplasje në distancë mes Hikmete Bajramit dhe Imer Mushkolajt

D V

Raporti i Departametit amerikan të Shtetit për terrorizmin në botë, vlerësohet roli i Kosovës në luftimin e terrorizmit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More