Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: Ka progres në bisedimet me Bullgarinë

Shkup, 11 tetor – Maqedonia e Veriut nuk i ka ngrirë asnjëherë bisedimet me palën bullgare, janë zhvilluar tre cikle bisedimesh të cilat nuk janë bërë publike pasi janë në nivel ekspertësh, deklaroi Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani në një intervistë ekskluzive për televizionin Klan Maqedoni.Advertisements

Ai theksoi se në takimin e fundit ka pasur një progres I cili ka dhënë shpresa për të dyja palët se zgjidhja mund të jetë shumë afër.

“Kemi pas në ndërkohë 3 cikle bisedimesh, ndërmjet dy ministrive, të cilat nuk janë publike për shkak se janë në nivel ekspertësh, por kanë qenë si rrjedhojë e një takimi me ministrin e jashtëm bullgar në Kiev. Në takimin e fundit, të tretin, ka pasur një progress, një progres i cili dha shpresa te të dyja palët se zgjidhjen mund ta kemi shumë afër” – është shprehur Ministri i Jashtëm i vendit, Bujar Osmani.

Related posts

Hulumtim: Nevojitet përfshirje më e madhe e opinionit në dialogun për ndryshim të modelit zgjedhor

Z.H

Dardanët nisin përgatitjet për miqësoren me Jordaninë dhe kualifikuesen me Greqinë – Flasin Berisha dhe Domgjoni

Redaksia

Kryetari i komunës së Sarajit me informacionin të rëndësishëm për qytetarët

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More