Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani zhvilloi takim pune me ekipin e prokurorëve nga Bullgaria, ja çka u konstatua

Shkup, 24 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka zhvilluar takim pune me ekipin e prokurorëve nga Republika e Bullgarisë, i cili punon në hetimin lidhur me aksidentin tragjik të autobusit.

 

Osmani ka njoftuar se qëllimi i takimit ishte përcaktimi i hapave dhe dinamikave të ardhshme të hetimit të tragjedisë.

Postimi i plotë:

Takim pune me ekipin e prokurorëve nga Republika e Bullgarisë, i cili punon në hetimin lidhur me aksidentin tragjik të autobusit. Qëllimi i takimit ishte përcaktimi i hapave dhe dinamikave të ardhshme të hetimit, në mënyrë që të jemi të përgatitur si institucione.

👉 U konstatua se ka filluar procesi i identifikimit të trupave të viktimave dhe tashmë janë aktivë ekspertët nga vendi ynë së bashku me kolegët bullgarë. Na u kërkua asistencë në drejtim të grumbullimit të menjëhershëm të materialeve të ADN-së nga të afërmit, procedurë që veçmë është në rrjedhë e sipër dhe Ministria e Punëve të Brendshme tashmë po punon në mënyrë aktive në mbledhjen e materialit të këtillë, me qëllim që procesi i identifikimit të përfundojë sa më parë.

👉 Sipas informacioneve të marra nga shërbimet bullgare, procesi i identifikimit të kufomave do të zgjasë 7 ditë. Informacion i rëndësishëm ky për familjet, por edhe për institucionet tona, për organizimin në kohë të transportit të kufomave. Transporti do të jetë tërësisht i mbuluar nga ana e institucioneve tona shtetërore.

👉 Gjatë komunikimit tim, tërë ditën, me përfaqësuesit e familjeve, i informova edhe për bisedat e fundit me institucionet bullgare, duke iu treguar se në këtë fazë nuk mund të ndahet asnjë informacion individual me ta, për sa kohë që ky proces identifikimi është në vijim e sipër.
Biseduam edhe për rrjedhën e hetimeve dhe spekulimet e shumta, për çka bashkërisht konkluduam se në këtë moment nuk i ndihmojnë hetimit dhe si institucione përgjegjëse duhet të fokusohemi në faktet dhe procedurat relevante.

Related posts

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s i miratuan qëllimet e aftësive për Maqedoninë e Veriut

Z H

Konferencë shtypi e KSHZ-së (drejtpërdrejtë)

D V

Teuta Arifi në katër vitet e ardhëshme do ta rrisim raportin në pozicionet drejtuese në 50:50

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More