Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani do të mbajë fjalim në seancën finale të Konferencës paralele për shoqërinë civile

Shkup, 29 nëntor  – Në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot do të mbahet Konferenca paralele për shoqërinë civile që shënon përfundimin e kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, në ora 18:00 do të mbajë fjalim në seancën finale kushtuar Deklaratës nga Shkupi, e cila është dokument zyrtar dhe udhërrëfyes për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet OSBE-së dhe organizatave të shoqërisë civile me angazhime dhe udhëzime specifike për zbatimin e tyre.

Përveç ministrit Osmani, në konferencë do të flasin edhe Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Hellga Shmid, Sekretari i Përgjithshëm Mateo Mekaçi, Drejtoresha e OSBE/ODIHR, Teresa Ribeiro, Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Kairat Abdrakhmanov, Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare Margareta Cederfelt dhe të ftuar të tjerë të konferencës.

Related posts

Tre avion për shuarjen e zjarreve por vetëm një pilot, ja me çka disponon gjithë vendi

Xh M

Në Poroj të Tetovës u varros trajneri i njohur i futbollit, Dashmir Beari

Xh M

Musa Xhaferi: Zona 5, do të jetë lokomotiva e fitores së Frontit Europian

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy